Ronela Hajati: “Kam tri javë që qaj, më presin projekte plot dhe s’kam kohë”

Ronela Hajati është kthyer në Shqipëri pas disa muajsh në turne për shkak të Eurovision 2022 dhe së fundmi ishte në Torino të Italisë. Ajo ka përfaqësuar Shqipërinë në Eurovisionin e këtij viti.

Për fatin e saj të keq, ajo nuk arriti të kualifikohej në finalen e madhe të këtij spektakli gjigant. Nuk ia doli, edhe pse vërtet dha maksimumin dhe tërhoqi vëmendjen e evropianëve.

Ronela ka bërë një postim në Instastory, ku ka zbuluar se ka shumë projekte për të përfunduar dhe nuk ka kohë për pushim. Ajo ka theksuar gjithashtu se ka tri javë që qan.

“Nuk e keni idenë sa kam qarë kur mbërrita në Tiranë sot… gjithsesi kam tre javë që qaj nga emocionet dhe tani gjithçka ka mbaruar. Kam marrë shumë dashuri nga shumë shtete dhe njerëz”, shkroi ajo.

“Tani po rikthehem tek ajo që isha! Kam shumë projekte për të përfunduar dhe nuk kam kohë për pushim. Ju dua shumë”, vijoi Ronela më tej në faqen e saj zyrtare.

Kujtojmë që Ronela ishte një nga këngëtaret më të komentuara të Eurovisionit, për shkak të veshjes së saj mjaft të guximshme dhe koreografisë që zgjodhi në skenën e këtij spektakli gjigant.


Lexo edhe:

RONELA HAJATI FLET MË HAPUR SE KURRË: NUK KISHA LEKË PËR KLIPE, FAMILJA NUK MË MBËSHTESTE PËR MUZIKËN

Ronela Hajati, e cila tashmë ka ngjitur shkallë të larta në karrierën e saj, duket se fillimet e saj nuk i ka patur aspak të lehta. E ftuar në programin e Top Channel, “A live night”, në një rrëfim të sinqertë, Ronela tregoi se familja e saj nuk e ka mbështetur.

Arsyeja është tipike shqiptare: familjarët e saj nuk e mendonin se do ishte profesioni i saj në të ardhmen. Ajo shtoi se përpos faktit që nuk e mbështesnin. Ata gëzoheshin kur merrnin fjalë të mira kur ajo performonte nëpër festivale…

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU

ObserverKult