ObserverKult ua sjell disa thënie të shkrimtares italiane, Rosella Postorino:
“Për ata që e njohin, dobësia zgjon ndjenjën e fajit”.
“Dashuria lind mes dy të panjohurve, mes dy të huajve të paduruar për të forcuar kufijtë”.
“Si mundet t’i jepet vlerë diçkaje që mund të përfundojë në çdo moment, diçkaje kaq të ndjeshme si jeta? I jepet vlerë asaj që ka forcë dhe jeta nuk ka; asaj që nuk shkatërrohet dhe jeta nuk është e tillë. Është e vërtetë që mundet edhe të vijë dikush të kërkojë ta sakrifikosh jetën tënde, për diçka që ka më tepër vlerë. Për atdheun psh”.
“Por në thelb, çdo jetë ka kufizime. Ekziston rreziku i vazhdueshëm i rrëzimit”.
“Shpesh, ndarja e një sekreti nuk bashkon, ndan”, transmeton ‘bota.al’.
“Mundet të ndalosh së jetuari, edhe duke qenë i gjallë”.
“Martesa është një sistem me luhatje, lëviz si me valë. Mundet të përfundojë në çdo moment, ose të fillojë nga e para në çdo moment”.
“Ju jeni përgjegjës për regjimin që toleroni”.
“Aftësia për t’u përshtatur është pasuria më e madhe e qenies njerëzore, por sa më shumë që përshtatesha, aq më pak njerëzore ndihesha”.
ObserverKult
Lexo edhe:
OSHO: JO SE JE NË DASHURI- TI TANI JE VETË DASHURIA…
ObserverKult ua sjell disa thënie nga Osho:
-Nëse e do një lule, mos e këput. Sepse nëse e këput, ajo vdes dhe pushon së qeni ajo që doje. Nëse e do një lule lëre të jetojë. Dashuria nuk është të zotërosh; dashuria është të dish të vlerësosh.
-Ji vetvetja. Mos kërko kurrë të jesh ndryshe, kështu mund të piqesh. Maturimi është pranimi i përgjegjësisë së të qenit vetvetja, cilado qoftë kostoja.
-Duke rënë në dashuri, ti mbetesh fëmijë; duke u rritur në dashuri, ti maturohesh. Me kalimin e kohës, dashuria bëhet jo një marrëdhënie, por një gjendje e qenies tënde. Jo se je në dashuri – ti tani je vetë dashuria…
TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU