Roza Lati: Qaja në çdo cep të shtëpisë kur mbeta pa punë…

Roza Lati njihet si një natyrë e hapur dhe pa komplekse.

Ajo ka bërë një rrëfim pa doreza së fundmi. E ftuar në “Natën me Aulonën”, moderatorja foli për një periudhë gjatë të cilës tha se kishte qenë në depresion.

Roza u shpreh se në 2016 kishte mbetur pa punë dhe këtë fazë e kishte kaluar shumë keq, duke shtuar se qante në çdo cep të shtëpisë.

“E gjitha ka nisur në 2016 kur unë kalova vitin tim të depresionit kur ngela pa punë. Isha te “Dance with me” dhe pasi mbaroi emisioni mu bllokua një sezon televiziv. Ngela pa punë, nuk kisha ku të shkoja sepse ishin zënë të gjitha vendet, ishin pozicionuar të gjitha emisionet.

Unë sapo kisha marrë një shtëpi me qera, kisha marrë makinën me kredi. E përjetova shumë keq, më vinte turp t’i kërkoja lekë mamit. Rita më ka qëndruar afër, më pagoi kredinë dhe më ka mbajtur shumë mirë.

Por, unë e kam përjetuar shumë keq dhe filloi me ankthin, me rrahje zemre. Qaja shumë, qaja përditë. Vija në shtëpi e thoja: “Sot qava në divan, dje qava në krevat, po tani ku do qaj?” kam qarë në çdo cep të shtëpisë.”-tha ajo.

ObserverKult

ObserverKult


Lexo edhe:

PREKËSE/ ROZA LATI PËR TË ATIN: ISHTE I DHUNSHËM, FSHIHESHA NËN KREVAT SA HERË I DËGJOJA ZILEN E BIÇIKLETËS

Moderatorja Roza Lati ka qenë e ftuar së fundmi në një emision ku ka sjell si asnjëherë më parë historinë e saj me të atin.

Ajo tregon se ai ishte shumë i dhunshëm dhe nëna e saj artistja e nderuar Rita Lati ishte detyruar të rrinte me të për shkak të mentalitetit të kohës.

“Unë kam pasur një baba të dhunshëm, im atë ka ndërruar jetë nga tumori në kokë. Me kalimin e viteve ai u bë agresiv dhe me recetë të doktorit ai kishte shenja skizofrenie.

Rita ime (mamaja e Rozës, Rita Lati) u detyrua të rri me të për shkak të kohës të viteve ’90, se kur i thoshte mamasë së vet që nuk mundem më. Ndërsa ajo i thoshte jo si do ta lësh çfarë do të thonë bota ti je artiste….

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult