Rozafa Shpuza: A e din, malli jem…

A e din, malli jem,
se andrra zgjat sa kreshta e dallgës,
ngjizun prej orgazmës së reve mbi det,
asaj kreshtës që klith prore me za pulëbardhash,
hepohet si krahnoret me tatu lamtumirash
t’arrnueme trishtaz ndër pore
e në muzg shprazet brigjesh t’njelmëta
tue fashitë gjurmë ikacake dashnish jetëpaka…
A e din, malli jem?