
Legjislacioni aktual i vlerësimit të performancës së mësimdhënësve po kërkohet që të ndryshohet pasi po vlerësohet se ka mungesë të besueshmërisë.
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj, ka thënë se asnjëherë nuk do ta pranojnë vlerësimin e mësimdhënësve përmes testimit.
“Po ne kemi thënë dhe e themi përgjithmonë, madje e them me gjuhën më të thjeshtë popullore që sa të jem unë dhe sa të ketë SBAShK nuk do të ketë vlerësim me test. Por ne ka vite që i lusim MAShT-in dhe qeverinë që ta forcojnë sektorin e inspektorëve profesional dhe që ata ta bëjnë vlerësimin nga afër”.
“Nuk jemi për të mos u bërë vlerësim por në një vlerësim me ndryshe dhe më për afër. Test kurrë por kontrolle profesionale përmes inspektorëve po”, transmeton ‘gazetaexpress’.
——————————————————————
LEXO EDHE: SBASHK-U PARALAJMËRON GREVË NË TËRË SISTEMIN ARSIMOR
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, po deklaron se Qeveria po iu ik takimeve, e për këtë është paralajmëruar edhe grevë në tërë sistemin arsimor.
Përmes një reagimi publik, SBASHK-u deklaron se Qeveritë e kaluara nuk iu kanë ikur debateve dhe takimeve.
“Do kujtuar se në gjithë këto vite kishte edhe greva. Si ajo në tërë sistemin arsimor që nga çerdhet e deri në Universitete. Qeverive atëherë kjo nuk iu pëlqeu, por nuk i iknin takimeve e debateve. Sepse nuk donin të krijonin bindjen se nuk duan dialog. Dhe nuk duan takime me sindikatat, që mbase edhe nuk i kanë pasur fare për qejfi”, thuhet në reagimin e SBASHK-ut.
Tutje, SBASHK-u deklaron se nuk janë larg angazhimet sindikale. Duke paralajmëruar kështu grevë në tërë sistemin arsimor.
“Deri tani kemi lutur anëtarësinë për mirëkuptim dhe për përkushtim në rrjedhën e mbarë të sistemit arsimor për shkak të gjendjes nga pandemia, por tani kur sistemi arsimor i është kthyer normalitetit.
Dhe për këtë kemi dhënë kontribut të lartë ne të punësuarit në arsim, do t’i kthehemi edhe angazhimeve sindikale dhe kështu si po vepron Qeveria Kurti, duke u sjellë sikur nuk ka sindikata në Kosovë…
TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU