Paralajmërojnë mësimdhënësit, në janar do të ketë bllokim në arsim

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jashari, ka thënë se nëse deri në janar të vitit të ardhshëm nuk implemetohet Ligji i Pagave do të ketë bllokim të sistemit arsimor dhe greva.

Këto komente ai i bëri në protestën e organizuara nga Federata e Sindikatave të Mjekëve të Kosovës.

Madje ai thotë se për humbjen e orëve nuk janë fajtor e nuk marrin përgjegjësi.

“Ne jemi duke u përgatitur për dialog, por nëse dialogu mungon. Nëse siç e tha i nderuari doktor Syla, Ligji nuk punohet bashkë me sindikatat e të filloj në janar së implementuari, atëherë sistemi arsimor do të jetë i tëri i bllokuar. Dhe do të kemi greva dhe do të kemi humbje orësh, për tërë këto ne nuk jemi fajtor”.

Jashari i ka kërkuar Qeverisë që të diskutoj me ta duke paralajmëruar protesta të vazhdueshme, raporton EO.

“Kam ardh këtu që të sjell mesazhin e mijëra punëtorëve të arsimit të cilët i bashkohen me shpirt e zemër kësaj proteste. Dhe kam ardh t’i them qeverisë që ta dëgjojë këtë masë njerëzish që përfaqësojnë tërë sistemin shëndetësor. Të cilët koha i kthej në hero, sepse ata po luftojnë dhe kanë luftuar kundër vdekjes për të shpëtuar jetë”.

“E lus Qeverinë që të bashkohet dhe të flas me ne në mënyrë që ky shesh të mos jetë plot njerëz. Në mënyrë që sistemit arsimor mos t’i kthehet greva trejavore”, ka deklaruar ai.

————————————————-

LEXO EDHE: RRAHMAN JASHARAJ: SA TË JEM UNË S’DO TË KETË VLERËSIM ME TEST PËR MËSIMDHËNËSIT

Legjislacioni aktual i vlerësimit të performancës së mësimdhënësve. Po kërkohet që të ndryshohet pasi po vlerësohet se ka mungesë të besueshmërisë.

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj. Ka thënë se asnjëherë nuk do ta pranojnë vlerësimin e mësimdhënësve përmes testimit…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA GJENI KËTU