Rrëfehen Kolë Laca dhe Beatriçe Gjergji: Si e përjetuam renditjen në vendin e 8-të në Eurovision?

Kolë Laca dhe Beatriçe Gjergji, dy këngëtarët e këngës së njohur shqiptare ‘Zjerm’ e cila konkurroi në festivalin e Eurovisionit duke u renditur në vendin e tetë kanë rrëfyer emocionet e tyre post-Eurovision për Radio Televizionin Shqiptar.

Midis emocioneve të shumta, Kolë Laca dhe Beatriçe Gjergji i dhanë përgjigje se si e përjetuan renditjen në vendin e 8-të dhe se pse nuk arritën dot në top-treshen e Festivalit Evropian të Këngës.

“Ne e kemi thënë gjithmonë që nuk e kemi parë kurrë Eurovisionin. Nuk e dinim se çfarë është. Përfunduam aty, por kur e sheh, ne ishim pak më ndryshe Eurovisionit. Nuk po them më mirë apo më keq. Ishte tepër ndryshe, por shkoi shumë mirë kështu. Më mirë se kështu nuk mund të shkonte”, u shpreh Laca.

Nga ana e saj, këngëtarja Beatriçe Gjergji theksoi se pjesa më e rëndësishme ishte kjo këngë ka fituar zemrat e njerëzve.

Ne kemi fituar, nuk e mendojmë ne. E e mendojnë njerëz të tjerë. Kemi fituar shumë zemra. Ka qenë ëndrra jonë qysh të rinj me shkrua disa këngë që i përkasin zemrave të njerëzve”, tha Beatriçe Gjergji, ndërsa Kolë Laca shtoi se “njerëzit e kanë ndjerë si këngë të tyren”.

ObserverKult


Lexo edhe:

“ZJERM”, KËNGA QË BASHKOI PUBLIKUN. SHKODRA ELEKTRONIKE PËRGATIT ALBUMIN PAS FESTIVALIT EUROPIAN