Rrëfehet aktorja Rezana Çeliku: Ky është incidenti që më largoi nga televizioni

Edhe pse është shkëputur fare nga skena dhe kinematografia shqiptare, ne gjithë e mbajmë mend aktoren shqiptare me rolin e saj tek ‘Një djalë dhe një vajzë’? Por Rezana Çeliku ka interpretuar edhe tek “Zonja nga Qyteti”, “Ata ishin katër”, “Shokë të një skuadre”. E ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit, kohë më parë, ajo rrëfeu se përveç roleve, ka prezantuar disa koncerte dhe programacionin e mbrëmjes.

‘Unë bëja flokët me bigutina dhe një natë e kisha harruar pajisjen që ngrohte ujin në prizë. Ndoshta nuk kam qenë unë, por unë shquhem si tip si harroj. Policët që kontrollonin në darkë, nuk e kishin konstatuar. Dhoma ime ishte ngjitur me studion e lajmeve.

Të nesëmren u bë problem. Po sikur të kishte marrë flakë dhoma dhe pastaj studioja? Përballë kishim ambasadën kineze. Po sikur të kishte ndodhur ndonjë incident? Më sikur u gjet shkaku për të më larguar. Ka njerëz që u është shkatërruar jeta pas këtyre gjërave, po mua jo‘, tha Rezana.

Pasi përfundoi fakultetin për Ekonomik dhe Drejtësi, Rezana prej shumë vitesh punon në Departamentin e marrëdhënieve me publikun në Bashkinë e Tiranës.

LEXO EDHE: Libri që i ndryshoi jetën, rrëfehet aktorja Anissa Markarian