Në një video që postoi në kanalin e tij në YouTube në fund të muajit të kaluar, Arnold Schwarzenegger kujtoi operacionin rutinë në zemër që për pak i kushtoi jetën.
Konkretisht aktori dhe ish-guvernatori i Kalifornisë u shpua gabimisht nga muri i zemrës gjatë operacionit duke i shkaktuar gjakderdhje të brendshme.
Operacioni që iu nënshtrua disa muaj para fillimit të xhirimeve të filmit “Terminator: Dark Fate” duhej të ishte rutinë, por për shkak të një gabimi të mjekut ishte thuajse fatal për aktorin, i cili përfundoi duke kryer një operacion në zemër të hapur për të ndaluar gjakderdhjen.
“Isha vërtet i trembur. Thashë: Shkëlqyeshëm. Ky është vërtet një lajm i mrekullueshëm,” kujton Schwarzenegger. Megjithatë, pavarësisht tronditjes fillestare, ai vendosi të përqendrohet në rikuperimin, transmeton ‘gazetatema’.
“Isha në mes të një fatkeqësie. Dhe tani si të dal prej saj? Duhet të tërhiqesh veten, të ndërrosh marshin dhe të thuash: OK çfarë duhet të bëj për të dalë nga ky spital,” tha ai, i cili dokumentoi procesin e rikuperimit.
“Unë dukesha si një idiot, duke ecur nëpër korridore, por qëllimi ishte të lëvizja sepse mjekët më thanë se duhej të ushtroja mushkëritë e mia që të mos merrja pneumoni nga e cila mund të vdisja”, tha ai.
“Unë ende ushtrohem çdo ditë, ngas biçikletën çdo ditë dhe xhiroj…Më pëlqen gjithçka që bëj. Nuk ka pension”, tha 76-vjeçari Schwarzenegger.
ObserverKult
Lexo edhe:
FJALIM FRYMËZUES NGA ARNOLD SCHWARZENEGGER: BESO NË VETE, PAVARËSISHT SE ÇFARË MENDOJNË TË TJERËT!