Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë ka çelur një ekspozitë me rastin e 80-vjetorit të shkrimtarit Fatos Kongoli. Librat e tij të botuar në Shqipëri dhe Kosovë, para dhe pas ’90-ës u shfaqën në ekspozitë, duke mbledhur krijimtarinë e tij dhe artikujt e botuar. Vetë shkrimtari falënderoi bashkëshorten dhe u tregua mirënjohës.
Kolegë shkrimtarë të pranishëm ndanë kujtime personale me shkrimtarin duke vënë në dukje meritat e tij në letërsi dhe marrëdhënie njerëzore.
Pas studimeve për matematikë, Kongoli punoi në shtëpinë botuese “Naim Frashëri” dhe nisi karrierën letrare. Vepra si “Lëkura e qenit”, “Ne të tre”, “Gënjeshtarë të vegjël”, “Te porta e Shën Pjetrit”, “Jetë në një kuti shkrepësesh”, “Bolero në vilën e pleqve”, “Iluzione në sirtar”, etj i dhanë status në letërsi. Temat që ka marrë në shqyrtim kanë përballuar shoqërinë me veten dhe të shkuarën duke zbuluar edhe karakterin e tij të sinqertë.
Videon e plotë mund ta shikoni duke klikuar KËTU:/Balkanweb
ObserverKult
Lexo edhe:
“NUK E SHPËTOVA DOT”, JULI FLET PËR VDEKJEN E TË ATIT, ZEF DEDA: MERRTE FRYMË NJË HERË NË 20 SEKONDA…
Aktori Jul Deda ka folur për herë të parë për vdekjen e babait me banorët e Big Brother Vip 3, gjegjësisht për momentin kur babai i tij ishte gati ta linte këtë botë, ndërsa ai dhe vëllai nuk mund të bënin asgjë për t’i ndihmuar.
Juli para banorëve është parë mjaft i emocionuar derisa ka folur për momentet e fundit në këtë jetë të babait të ndjerë, Zefit.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
Ç’BAN? Ç’BAN TI N’ANDRRËN TIME?… POEZI NGA ERINA ÇOKU
DY LETRA PRANVERE ENDE T’GJALLA, nga Erina Çoku
I. I dashtun Ukë,
Ç’ban? Ç’ban ti n’andrrën time?
Me ty jam fjetë e hijeve më ke përndjekë.
A din? Në andërr. (I gjallë ishe, jo i vdekun.)
Gjithçkaje tu ju tutë, por ah, zgjimit çka m’i ba
se me ty, në besë t’andrrës, dhe pak isha ndenjtë.
Mesnata e solli t’dashtun ftyrë tanden
(të gjallë, jo të vdekun) për puthjet e mia
të buta, t’lagështa, t’amla disi
dhe ajo buzëqeshja jote orgazmike
futej syve t’mi si andërr.
Trupi im asht mbushë me kohë e pranverë
(mes andrrës e zgjandrrës)
nji mrekulli e Zotit kisha me thanë,
por koha e hapësira po krijojnë
një mistikë të re dashnie
tanden me mu, timen me ty,
(ty që je i gjallë, jo i vdekun).
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult