Arti ka qenë një nga fushat më të prekura nga pandemia globale Covid 19 në Shqipëri por edhe në botë.
Në fund të këtij viti të vështirë për të gjithë, në studion e emisionit “Rrugëtim me Anilën’ ishte i ftuar këngëtari Stefi Prifti i cili rrëfeu për 2020-tën e tij në aspektin personal dhe profesional.
“Një gjë do ta mbaj mend për tërë jetën, pse në asnjë rast qeveria shqiptare nuk tha asgjë për artistët që nuk janë të punësuar në shtet. E kam fjalën për artistët e lirë, qoftë dhe një deklaratë të thuhej për ta mbas disa muajve, se muajn e parë e kuptoj dhe nuk prisja të kishte reagime. Nuk do dilnim para një puntori, por të rrish 10 muaj, dhe ne kemi familje kemi një standart jetese nuk mund të rrish kaq kohë pa punuar. Këtë do ta mbaj mend, të lihen në harresë artistët që në të gjitha kohët i kanë dhënë gëzim publikut, dhe në një moment kanë vështirësi se të gjithë kemi vështirësi ti i harron. Këtë do ta mbaj mend” – u shpreh Stefi Prifti.