Rrëfen Soni Malaj: Më paragjykuan për origjinën, më thonin maloke…

Soni Malaj - kurdisur

E ftuar së fundmi në emisionin ‘ABC-ja e Mëngjesit’, këngëtarja e njohur Soni Malaj, ka rrëfyer kohë më parë disa detaje nga jeta e saj të pathëna më parë.

Një vajzë tropojane, me karakter të fortë, Soni ka folur këtë herë për një paragjykim që ka hasur gjatë jetës: pikërisht të qenit tropojane, ose siç i thonin ‘maloke’.

“Paragjykimi ka qenë shumë i madh. Thonin hajt se prej Tropoje, maloke. Por nga e keqja ishte dhe e mira se nuk më ngacmonin shumë. Nuk kam pasur ngacmime që mund të ndodhin shpesh në showbiz. E kam parë dhe nëpër komente këtë gjë.“, tregoi këngëtarja.

Soni u ndal dhe tek babai i saj i ndjerë.

Kur u pyet nga moderatori për mësimin më të madh që ka marrë nga i ati, këngëtarja tha:

“Babi ka qenë gjithmonë mashkulli tipik verior. Thoshte gjithmonë të jesh me këmbë në tokë, kishte pjesën e virtyteve, nuk e ka pas qejf mos seriozitetin. Më thoshte ti je femër, duhet me qenë serioze. E kishte bezdi të mospaturit një personalitet të fortë dhe karakter.”


Lexo edhe:

SONI MALAJ: SHPIRTI IM BINJAK (TEKSTI DHE MUZIKA)

ObserverKult