Rrëfim emocional i gruas së Bekim Fehmiut: Ai më nuk është, por…

Dje janë bërë 13 vjet që kurrë Bekim Fehmiu ndërroi jetë dhe pas vetes i la djemtë dhe bashkëshorten Branka Petriq.

Aktorja Petriq pohoi, kohë më parë, se ende e ka të freskët në kujtesë ditën kur i dashuri i saj, Bekimi, e la këtë botë- ndërsa gjërat e tij edhe më tutje i ruan në shtëpi.

“…Atë ditë ishte tmerrësisht nxehtë, e mbajë në mend për mrekulli. Ai më nuk është, por gati gjithçka që i takoi atij, gjërat e tij, syzet, topat për ushtrimet e dorës, rrobat, janë në shtëpi dhe për mua secila ditë është e njëjtë sikur këto (mbi) dhjetë vjet që kaluan”.

“Kur ta mendoj, unë tash jam (mbi) 10 vjet më e vjetër se ai. Më vjen keq që nuk po e ëndërroj aq shpesh. Njerëzit e dashur, i shoh në ëndërr më shpesh. Shumë nga gjërat e tij i kam dhuruar, por nuk mundem të heqi dorë nga të gjithat. Edhe pse ndonjëherë mendoj që do të kisha më shumë hapësirë në orman nëse do ta bëja këtë. Por nuk dua ’ta uzurpojë’ hapësirën e tij”.

“Kjo është kështu, ‘ai është aty’, vendi në të cilin bëri vetëvrasje edhe më tutje quhet ‘dhoma e Bekimit’. Biblioteka e tij dhe kompjuteri janë aty”, tha Branka kohë më parë për revistën “Gloria”, transmeton “ObserverKult”.

Ajo kohë pas kohe e shfleton edhe arkivën e saj “sentimentale”.

“‘Shëtis nëpër tekstet e shkruara për ne, porositë, fotografitë. Për këtë është e nevojshme shumë kohë dhe përqendrim total. Nuk kam pasur shfaqje, prova e as obligime, përveç punëve të shtëpisë.

Kam hapur secilën letër. Para derës gjendet një grumbull i librave të cilat më s’kanë rëndësi si dhe skenaret që kurrë nuk janë realizuar”, tha ajo.

ObserverKult

———-

LEXO EDHE:

Intervista ekskuzive e Bekim Fehmiut për “Stampa Sera”