Rrëfim emocional i Inva Mulës: Në Korçë dikur me babain, sot me time bijë, i tregova udhëtimin tim në Qafë-Thanë

Inva Mula

Inva Mula ishte ndër të parat artiste shqiptare që pasi iku nga Shqipëria preku skenat e mëdha ndërkombëtare operistike. Ndonëse bijë e dy artistëve në zë ne vend, jashtë kufijve ajo do t’ia niste nga e para.

Në një intervistë për ‘News 24’, të zhvilluar kohë më parë, ajo foli për disa gjëra nëpër të cilat ka kaluar.

Intervista zbuloi destinacionet dhe destinet; dikur shkonte me të atin Avni Mula shkonte të merrte për të parën herë vlerësimin me çmim të parë. Dhe si dikur i ati atë, ajo çoi të bijën, Ninen, në të njëjtat udhë.

“Vite më parë erdha me babain në Korçë. Mbahej festivali Tefta Tashko Koco ku u vlerësova me çmim të parë. Ishte hera e parë që merrja çmim dhe erdhëm me babain me autobus. Unë u bëra keq. Udha ishte e gjatë dhe më zuri makina. E lamë të ikte sepse unë nuk po bëhesha me mirë. Mu kujtua ky udhëtim me babain kur po kaloja me Ninën (e bija) dhe i tregova se këtu kisha kaluar me babanë. Ka disa pika që janë si pika referimi, që janë një nostalgji e brendshme që kemi nevojë ta trashëgojmë. E marr Ninen me vete që ta shohë se Shqipëria është e bukur. Dhe brezi i Nines do ta shijojë. Shqipëria bëhet e bukur me art të vërtete”, thotë Inva Mula.

Ajo vëren se: “Njeriu ne jete përshkon disa trajektore që nuk e di, që nuk i ka programuar. Unë asgjë s’kam programuar në jetë. Dhe i them vetes si ika dhe bëra gjithë këtë karrierë? Dolëm nga një Shqipëri që ishte… Dolëm tepër tepër tepër të papërgatitur dhe ku e gjetëm gjithë atë forcë për të përballuar atë botë të madhe”./(BalkanWeb)


Lexo edhe:

“Unë, biri yt, Kosovë”, Inva Mula këndon poezinë e Ali Podrimjes

ObserverKult