Rrëfim emocional i Mevlan Shanajt: U pendova shumë për zgjedhjen që kisha bëra…

Kineasti Mevlan Shanaj ka bërë një rrëfim të ndjerë në emisionin “Pas Mesnate”, ku ka ndarë detaje  nga jeta dhe karriera e tij.

Ai ka treguar se dikur braktisi mjekësinë për aktrimin, ndërkohë sot është penduar 100% për këtë zgjedhje.

Shanaj ka theksuar se u dashurua me aktrimin përmes Aleksandër Moisiut dhe në këtë mënyrë e gënjeu mendja se një ditë mund të bëhej si ai.

“Unë kam ardhur nga Patosi në një kohë ku gjithë shoqëria ishte e varfër, e paditur, por kishte një vrull, kishte ndikuar propaganda, politika, për një vrull për ndryshim.Të gjithë ne ishim të viktimizuar, por që punonim me një përkushtim të jashtëzakonshëm. Unë kam ardhur nxënës 14 vjeç në Tiranë.

Tirana ishte e varfër, shumë e varfër, koha e pazarit të vjetër, Rruga e Dibrës, ku sot i thonë Medreseja. Kryeqyteti gjithmonë është më ndryshe.

Për aktor kam bërë 4 vjet shkollë, ndërsa për mjekësi kam harxhuar 6 vjet të jetës sime. 4 vjet shkolla e mesme, punova 2 vjet ndihmësmjek në spital në Patos dhe ndodhi që u fol në atë kohë, u trumbetua shumë për Aleksandër Moisiun.

Më gënjeu mendja që do bëhesha si Aleksandër Moisiu. Tani jam 100% i penduar, do doja të isha mjek. Është profesion shumë i bukur, të shërosh njeriun kur ka probleme me shëndetin”, u shpreh ai.

Videon e plotë mund ta shikoni KËTU:/abcnews.al

ObserverKult


BARDHYL ZAIMI: PASKAM HARRUAR TË JETOJ NË PLOTNINË TIME

Poezi nga Bardhyl Zaimi

Kam jetuar gjatë nën rrënoja konceptesh
Frymën ma kanë zënë, më kanë tkurrë
Shiun nuk e kam dëgjuar, as brofjen e pëllumbave
Kam menduar se kjo është jeta, domosdoshmëria
Dhe lehtësisht kam ra në ftohtësi mendimi
gërryerjesh fatale e idhëtish pelin
Jam robnue në sipërfaqësi urgjencash
dhe kam harruar të jetoj me gjithë qenien time
me dritën e brendshme, me dritën e përshpirtshme
që ledhaton krizantemat e përtej kohës,
kohës së dashurisë që është kohë e kulluar
Nuk e kam vërejtur se jam ba thjesht skemë e realitetit
nuk e kam vërejtur se gjithçka e bukur përrethe meje
ka pritur përgjumjen time, atë tik-tak të hollë zemre
që dridhet përpara qenieve të vockla,
siç janë lulet e bardha, kujtimet, dashuritë
Paskam harruar të jetoj në plotninë time
Pa thikat vrastare të realitet banal
pa kujdesin e tepruar për gjërat,

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult