Rrëfim prekës i Zamira Kitës, flet për sëmundjen e vajzës

Aktorja Zamira Kita rrallë flet në mediat për famijen apo çështjet e saj familjare.

E ftuar në emisionin Aldo Morning Show aktorja ka treguar historinë e saj familjare, për sëmundjen e vajzës. Ajo ka treguar se vajza është më shumë e afruar me të se sa me të atin.

“Unë jam një natyrë shumë e afruar, shumë e mirëkuptueshme, i pranoj gabimet dhe fajet e vajzës, ajo mund t’i thojë pa frikë me mua. Me të atin ka më shumë rezerva sepse ai është shumë i ashpër në kërkesat që ka, është shumë kërkues, nuk do që vajza të bëjë shumë gjëra nga ato që ajo bën, kështu që ajo e ka më të lehtë të flasë me mua edhe për problemet që atë e mërzisin, edhe për gabimet që ajo bën dhe pasojat më mbrapa që ka nevojë t’i ndajë me dikë. Kurse me të atin e ka të pamundur të flasë. Kjo ndodh jo vetëm me fëmijën tim, me vajzën time, por me të gjithë fëmijët në përgjithësi.

Vajza është e lidhur me mua që e vogël, shumë e vogël. Për shkak të problemeve shëndetësore që ajo ka pasur që e vogël, unë kam qenë shumë më pranë saj sepse çdo familje ka ato arsyet e veta që ndërtohet marrëdhënia prind-fëmijë me nënën apo me babain… për shembull kur vajza ime ka pasur një problem shumë të rëndë shëndetësor, unë kam qenë shumë pranë saj dhe më e fortë.

Në momentin kur na është dhënë një lajm jo i mirë, babai ka qarë, domethënë lotët kanë dalë prej tij dhe e ka lëshuar veten totalisht, ndërkohë që unë isha bërë në atë moment e fortë, unë s’jam aspak e fortë.

Sado që janë baballarët ashtu, tipikë për çdo gjë dhe duket sikur s’i kuptojnë fëmijët dhe nuk i tolerojnë, ata nganjëherë janë shumë më të dhimbsur, kanë një dashuri shumë më të fortë, kanë brenda vetes një dashuri shumë të madhe për fëmjën”, tha ajo. /Tv Klan

ObserverKult


Lexo edhe:

SI E PËSOI, AKTORJA E NJOHUR, ZAMIRA KITA, PËR SHKAK TË BIOGRAFISË SË “KEQE”?

Karriera është një tjetër aspekt në jetë që shënon momente të para të rëndësishme për dikë.

Aktorja Zamira Kita kujton pikërisht dy momente prej saj kur provoi triumfin e parë. Njëkohësisht disfatën.

Kur ishte vetëm 23 vjeç ajo mundi të siguronte rolin e parë në film ndonëse sistemi i kohës nuk ia lejonte. Kjo për shkak të biografisë, por iu desh të paguante edhe një çmim.

Zamira Kita: Ky është roli im i parë në film, filmi “Eja”. Kjo me regjinë e Pirro Milkanit dhe e kam kujtim shumë të bukur.

Për herë të parë emocion i paparë që do luaja. Roli im i parë në film është emocion i jashtëzakonshëm. Kjo sepse unë do luaja film, e kuptoni?

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult