Rrëfim rrëqethës: Si i shpëtoi vdekjes në kënetën e Maliqit dhe presioneve të Sigurimit të Shtetit

Tregim-dëshmi kushtuar intelektualit të shquar shkodran Prof. Guljem Dedës, i cili përballoi 45 vjet burg e internim, ku në ato kushte të pamundura përktheu kryeveprën e poetit Italian Lodovico Ariosto, “Orlando Furioso” (Orlandi i çmendun), po ashtu kryevepër në gjuhën shqipe. Tregimi vjen direkt nga rrëfimet e vetë prof. Dedës…

Nga Lek Pervizi

Trupi Lemit ishte katandis në një thes me kocka prej 37 kg. Njeriu që peshonte 80 kg ma përpara, i cili kur qeshte me tё madhe tundeshin muret e theheshin xhamat e dritareve, ishte aq i dobësuem sa që nuk mund të qëndronte gjatë mbi kambët e veta. Profesor i letërsisë dhe i gjuhës shqipe e latine, Guljelm Deda, ishte reduktue në një qënie skeletike, buzët e shtrëngueme, sytë e mbyllun nga qepallat e randueme: me iu dhimb gurit e drunit.. – Kokalle … kokalle … kocka… ja si na kanë katandisur! Thërriste Spiro Himarioti, duke levizun krahët si dy pyrteka të thata, si ato të të gjithë të burgosunve të shkretë. Të reduktuem në qёnje skeletike apo figure shkjeshë, të raskapitun nga gërmimi prej agimit deri në muzg, me vegla rudimentare, zhytyn në baltën e kanalin faraonik të Vloçishtit. Sa viktima të pafajshme që kishte gëlltitur kjo humnerë monstruoze? Në cilin rreth të ferrit i kishin do t’i kishte pllakosë Dante Aligieri? Rojet kuqaloshe, zemër zi e të pashpirt vinin për rreth si qen të tërbuem gati me kafshue e me mbjell vdekje. Djajt me brina tё pajisun me cfurqe ishin zëvendësue nga demonë në uniformë dhe me armё vrasёse, shumë ma të tmerrshëm dhe të kobshëm. Ferri fantastik i Dantes ishte transformue në një ferr real toksor. Lemi u ul kruspull tue u mbajtë pas lopatës. Rrezet e diellit të korrikut ia përvëlonin trupin. Ushqim diellor! Fatmirësisht mendjen e kishte esëll. Liri, liri, sa krime janë krye në emnin tand! I vinin nё mendje kёto fjalё. Njerëzimi kishte ra shumë poshtë. Poeti i madh Dante, duhet të kishte lindun në kët shekull për me shkrue një Ferr tjetër të vërtetë, ku vuenin e torturoheshin qenie njerёzore krejt të pafajshëm, pa qenë fajtor për asgja. Mendimet e tij u ndërprenë nga një hije që i zuni diellin. Një formë njeriu i doli përpara. Ai mezi ngriti qepallat dhe njohu figurën e Tonit. Ky po, mbahesh mirë. I frymë si një thes me pambuk. Toni kishte ndjek një kurs për infermier dhe ma vonë u gjet bashkë me të në burg. Ai ishte infermieri i kampit të Vloçishtit. Kjo e kishte shpëtue nga puna e detyrueme. Pa infermeri, pa mjek e pa ilaçe, konditat shëndetsore nuk ekzistonin fare, hiç.

Ai ishte caktue me u sigurue për vdekjen e të burgosunve ose të atyne që ishin në prag të vdekjes. Toni e kishte kuptue gjendjen pa shpresë të mikut të tij, Guljelm Dedës, që të gjithë e thirrnin Lem. I kishte thanë se do mundohej të gjendte një zgjidhje për ta shpëtue. – Lem…Lem! E kam gjetun! – Kë?… Danten?…foli Lemi duke qeshun, sepse një herë i kishte thanё, , ti Ton shif e mos e ndesh dhe Danten këtu, dhe pyete në cilin rreth të ferrit do të na kishte vendosë. – Ç’Dante more Lem! Kam gjet mënyrën me të shpëtue! – Me më shpëtue?…Po unë i shpëtuem jam. Një thes me eshtna 37 kilesh! Ejani, ejani se kemi mjaft kocka, kokalle, plot një thes! Merrini mos u hynё nё punё ashtu kot. Lemi u mundue të qeshte si dikur por nuk kishte ma forcë. Mbeti gojë hapun, sytë të ngulun mbi Tonin, shpetimtarin e tij t’ardhshëm. Lemi shakatё i kishte tё tijat. Por aty s’i hynin nё punё, veç sa me rrejtё veten se ishte hala nё rregull me mendt. – Lem, leni shakatë. Asht çështje jete a vdekje. Ti duhet të ngjitesh rrëpinës së kanalit deri sipër dhe atje shtriu për tokë. A more vesh? Kur të mbarojë puna e ditës, të burgosunit do të vijnë të hedhin ndonjë lopatë mbi ty, duke të kujtue të vdekun. Ti do të hapish një vrimë sa me marrë frymë. A more vesh? Mos lëviz fare as qepallat dhe prit aty, deri sa tё vij unё pёr kontroll me rojёt. Lemi desh tӫ qeshte si dikur por i doli njӫ zgӫrdhimje e thatӫ. S’kishte ma forcӫ. Kij kujdes, rri i qetë e ruej gjakftohësinë. Mbasi ia shpjegoi mirë planin e tij, Toni u largue.

Ishte punë serioze. Lemi i tha vetes, nё daç me shpёtue zbato porosinё e Tonit. Ai ndejti do kohë pa asnjë mendim tjetër në kokë, veç se si do të ngjitesh asaj rrëpine. Po i dukej si mundimi i Sizifit, jo për me rrotullue një alamet guri, por se si me u ngjit kamadoras deri atje nalt si një majmun. I dha forcё vetёs dhe nisi tё ngjitet. Ma nё fund arriti sipёr buzёs kanalit. Bani do hapa dhe u hodh për tokë, dhe kur e ndjeu zhurmën e ramjes së trupit, i erdh në mendje vargu i famshëm i Dantes: « E caddi, come corpo morto cade » (E u rrzova si trup i vdekun rrzohet ». Tashti ti ke vdekun! Nuk mund të luejsh as dorë, as kambë, as gojë. Kështu kishte thane Toni, ai e dinte. Si i kishte ra ndërmend ky stratagjem? Lemi ndejt ashu i shtrimë në pritje, pa mendue për asgja. Pa ndjenja, si një grumbull gurësh. Qepallat e lodhuna ia kishin mbyll sytё. E zuni një dëshirë e madh për gjumë. Mos vallë po i vinte vërtet vdekja? Vetvetiu i erdhi në mendje një lutje latinisht që ai shushuriti ndër buzët e tij të përthame: “Pater Noster qui es in coelis… Ai ishte besimtar. Iu duk se dora mbrojtëse e Zotit po shtrihej mbi të. Humbi ndjenjat. Dielli po ulej tej horizontit të përflakun. Drita e kuqërremtë e rrezëve të lodhuna mbulonin natyrën me një ngjyrë tё kuqёrremtё. Të burgosunit e kishin mbarue punën ditore. Ato po i ngjitëshin faqeve të kanalit, të lodhun, duke mbajtë veglat e punës. Një hordhi e çuditashme. Të leckosun, krejt baltë e djersë, ma të zëz se të zijtë. Athue njerëz të egër t’ardhun nga një botë tjetër. Rojet vinin vërdallë kërcënues, tue bertitë e çjerrë si të çmendu, me armët drejtue mbi të burgosunit. Sa të pafajshëm kishin ra nën plumbat e tyne! Befasisht Lemi ndjeu një peshën mbit trupin e tij. Ishin lopatat e dheut që hidhnin të burgosunit. Pushoftë në paqë! Requiescat in pace! I shkreti Lem! E mëshironin shokët e vuejtjeve në kalim e sipër duke kalue pranë tij. Ai e mbajti frymëmarrjen deri sa të burgosunit u larguen. Hapi dheun për me marrë frymë. Duhma e fortë e dheut i erdhi në hundë. Ishte lufta për ekzistencë. Me jetue, duhej një forcë karakteri dhe një forcë inercie që të shtyn përpara. Lojë e fatit apo vullnet i Perëndisë? Pse mos me i dhanë fund qyshë tashti gjithkasё? Pse me jetue? Filli i këtyne mendimeve u ndërpre sepse ai dëgjoj disa hapa të shoqnuem me zana. Ishin rojet që vinin për me kontrollue se a ka vdekun kush. Nuk kalonte një ditë që të mos vdiste ndonjë i burgosun nga stërmundimet. Kur ai e ndiente veten se i erdhi fundi, ngjitej nalt ku shtrihej i vdekun. Në mbarim të punës, shokët ia mbulonin trupin me dhe. Kjo skene makabre ishte ba e zakonshme. Pastaj vinte radha e Tonit për me vërtetue vdekjen. Lemi dëgjoi disa zana. Toni që ishte kërrus mbi të, foli: -Po ky qenka akoma i gjallë! -Kush asht. Mos e njeh ti? -Jo, aspak. Po shikoni, qënka krejt kockë e lekurë. -Mbylle gojën! Atë e dijmë ne. Ti shko e thirr dikë e na thuej kush asht! Toni, thirri dy të rij shkodranë, të cilëve u tregoi për Lemin. Ata shkuen menjeherë dhe e morën profesorin dhe e çuen te çadra e infermerisë. Të burgosunin e quenin çadra e vdekjës. Sa prej tyne kishin dhanë shpirt aty. Por për Lemin ishte shpëtimi. Toni me dy të rijt i sollën plaçkat e disa sende ushqimore dhe ujë të pijshëm. Aty me të ishin shtri dy të burgosun të tjerë. Lemi nuk pati kohë të merrte vesh asgja, pse ra në një gjumë të thellë që e mbajti 24 orë. Kishte shpëtue. Toni kalonte here pas here, i shoqnuem nga oficeri i rojёs. Gjatë qëndrimit në atë tendë, Lemi kishte përjetue vdekjen e një të burgosuni. Infermieri e kishte porositë Lemin që të mos lëvizte nga shtresa e tij dhe të rrinte sikur ishte duke dhanë shpirt. Aty sollën dhe dy të burgosun të tjerë në gjëndje shumë të randë. Çdo ditë Toni i çonte Lemit racionin e bukës, supën dhe diçka nga shokët e tij shkodranë që e çmonin e respektonin shumë. Një ditë, pas shqyrtimit të sëmurëve bashkë me infermierin erdhi njëni nga rreshterët, i cili e kishte fiksue shikimin mbi Lemin, të shtrirë në shtratin e tij, sytë dhe gojën të mbyllun, i palëvizshëm. – Po ky qen, nuk ka ngordhur akoma? Ka do kohë që është këtu. Mos vallë ka vdekur? Ndërkaq, ai i dha një shqelm Lemit. Ai i kishte dëgjue fjalët e rreshterit dhe duke i parapri së keqes e ngriu trupin e tij për të mbrojtë veten. Kur ai mori goditje, ai nuk lëvizi fare, aq e kishte mbledh veten që trupin ta mbante si të ishte një copë dru. – Bëj kontrollin, urdhnoi reshteri, dhe ne qoftë se vërtetohet se ka ngordhur, gropose menjeherë këtë kermë! Zbatoj mirë urdhërat tona, në qoftë se nuk do të përfundosh në kanal si ky këtu! – Si urdhno, u përgjigj Toni, që e kishte mbulue djersa, nga frika mos ai kapteri jepte urdhën me e varrosë aty për aty Lemin, siç kishte ndodhë me dy të burgosun të tjerë disa kohë ma përpara, të groposun përsëgjalli. Egërsia e këtyne njerëzve nuk kishte kufi. Po afrohej një vjeshtë me kohë të keqe. Të burgosunit u rikthyen në burgjet respektive para afatit prej shinave që kishin bllokue vazhdimin e punimëve. Erdhën kamionёt ku të burgosunit u stivoseshim duer e kambë të lidhuna nën grykën e armëve të policëve. Ata linin mbrapa mjaft shokë fatzi që kishin humbë jetën në baltë e kënetës së Maliqit, dhe të tjerë që ua kishin pushkatue para syve. Pёr ta ishte sikur tё ishte kthye nё shtёpitё e tyne. Sepaku i kalonin muejt e dimnit tё strehuem e pa punё tё detyrueme. Familjet vinin e i takonin njeherё nё muej e u sillnin ndonjё ushqim e ndёrresa. Larg punës së stërmundimshme në kanalin faraonik të Vloçishtit dhe të krimeve të xhelatëve, dhe veçanërsiht në sajë të vëllajt Pashko, që e ndihmonte me ushqime, Lemi e mori veten dhe e trasformoi historinë e tij në satirë, si shkrimtar e poet e njeri i humorit siç ishte. Në burgun e Shkodrës bashkë me shpëtimtarin e tij, Tonin e të tjerët, ishte një kënaqësi e madhe me e dëgjue se si e tregonte ngjarjen me një zhvillim tragjiko- komik. Dhe ai ia niste: – Kisha vendosë me dek aty në kanal, siç isha katandisë në një thes me kocka, kur ja vjen një engjëll shpetimtar….Toni, dhe mrekullia ndodhi. Kështu Lemi ringjallet sipas urdhnit të infermierit Toni, që tue zëvendësue Krishtin e ringjalljës së Lazarit, urdhnoi: Lem çohu! dhe Lemi u çue. Por ndodhitë e Lemit nuk kishin mbarue. Mbasi i kishte shpetue mrekullisht një vdekje të sigurtë, siç u tregue ma sipër, dhe mbasi kishte plotësue 5 vjetët e dënimit, ai lirohet. Jeton bashkë me të vëllanë Pashko ose Paçi. Shtepinë ua kishte konfiskue regjimi komunist, dhe ata jetonin së bashku në një dhomë me qëra.

Duhej punue me fitue bukën e përditshme. Parrulla e partisë ishte, kush s’punon s’han. Diploma e profesorit s’pinte ma ujë. Zyra e punës e caktoi me punue ne një gurore, në malin e Taraboshit. Me thye blloqe gurësh të mëdhej me varré. Nuk kishte tjetër punë për të, i thoshin. Ai qeshte me vëllanë dhe shokët. – Ja pra, unë jam duke u përgatitë me u diplomue në fakultetin e gurë- thyesve. Kjo punë ishte shumë e randë dhe shpërblimi mizerabel. Ai nuk mund të përfytyronte tjetër zgjidhje. Edhe dёshira me shkrue e lexue i ishte hequn. Sa qё njё poemё prej pesё tingёllimёsh kishte mbet pa mbarue vetёm pёr tre vargje. Stёrmundimet e Vloçishtit, e kishin reduktue nё njё robot. A do ta merrte veten njё ditё ? Edhe kolegë të tjerë të tij ishin të nënshtruem të njejtës punë me thye gurë me disa varré shumë të randa. I kujtohej Zhan Valzhani i Viktor Hygos, i burgosun në gurore. Ngushullim i thatë. Një ditë prej ditësh e therrasin në Degën e Brendshme të Shkodrës. Ai u gjet ball për ball me shefin e Degës, i gjithpushteshmi kolonel Hilmi Seitin që bante ligjin në atë qytet. E kishte prit Lemin në zyrën e tij. Ishte çue ne kambë, i buzeqeshun e xhentil, tue e ftue të zinte vend nё karrikёn para tryezёs e tue i ofrue e ndezë një cigare Partizani. Pas tij, në mur, varej fotografia e Stalinit. Sikur buzëqeshte ironikisht nën musteqet. Koloneli e kishte pyet si e ndiente veten dhe ç’bante. Lemi ishte pergjegje, se ndihesh shumë mire dhe se ndiqte fakultetin e gurëthyesve. Shefi kishte qeshë me të madhe tue u tregue shumë i përzemërt. Mbasi shkëmbyen disa fjalë të rastit, koloneli kishte marrë një shprehje serioze. – Degjo Lem, ne të njohim mirë. Në i çmojmë aftësitë e cilësitë intelektuale të tua, si profesor i letërsisë e gjuhësisë. Gjithashtu ne e dijmë që ti ke nderuar vendin tonë e qytetin tënd të Shkodrës. Tue pasë fitue diplomën me vlerësimin ma të naltë “Summa cum Laude” në Universitetin e Padovës në Itali. Ne e vlerësojmë tepër këtë përgatitje të nivelit të naltë. Lemi ndiqte me vëmendje fjalët e shefit plot levdata ndaj tij. Ku donte me dalë? I shkonte mendja por tregohej fare i qetё. – Partia e qeveria na kanë porositë që të kemi parasyshë aftësitë e tua intelektuale dhe profesionale, dhe me të ndihmue në këtë drejtim. Mund të ushtrojsh profesionion tand si profesor i letërsisë në gjimnazet e Shkodrës. Gjithashtu do të keshë mundësi të ushtrosh talentin tand krijues si shkrimtar dhe të publikosh veprat e tua. Pra, ti e shikon vetë se partia e qeveria të shtrijnë dorën. Ti duhet të përfitosh nga ky fat e kjo bujari. Lemi nuk hapi gojë. I përqendruem në vetvete iu kujtue vargu i Vigjilit te Eneida, « Timeo Danaos et dona ferentes » (I kam frikë grekët dhe dhuratat që më sjellin). Tue mos pas shprehun asnjë mendim, koloneli vazhdoi të flasë. – E kuptoj që e ndien veten në një pozitë jo të pëlqyeshme, duke pasë qenë i denuar dhe vuajtur burgun e dhe kampet e punës. Revolucioni mund të bëjë gabim në fillim, dhe ti e ke provue mbi kurrizin tand pa qenë i fajshëm për asgja. Populli thotë, Bari i njomë shkon me të thatin. Kёshtu ka ndodhё edhe me ty. Por tashma pushteti i partisë komuniste është vendosur dhe afirmuar. Ne jemi të fortë më shumë se kurrë. Intelektualë si ti, duhet të vlerësohen dhe të lejohen të kontribojnë në edukimin dhe formimin e brezave të rij. Tani që ti je një njeri i lirë, duhet të gëzosh të drejtat e të përfitosh nga mundësia që të jepet. Lemi u detyrue me u pergjigjë: – Ju falënderoj. Sigurisht se unë do t’isha shumë i kënaqun për të ushtrue profesionin tim si profesor, si dhe me shkrue dhe me botue veprat e mia. E vlerësoj propozimin tuej dhe do t’isha dakord me u përfshi në jetën intelektuale e kulturore dhe me kontribue me aftësitë e mia. – Shumë mirë Lem. Isha i bindun se një njeri erudit si ti, do ta kishte kuptue e pranue këtë propozim. Nuk mbetet veçse me firmos një dokument për angazhimin tënd për të kontribuar në ndërtimin e socializmit në vendin tonë, nën udhëheqjen e ndritur tё shokut Enver Hoxha, sekretari i parë i partisë sonë. Lemi e kuptoi se ku donte me dalë shefi. Bani sikur po i ndiqte fjalët e tij, duke tundun kokën në mënyrë aprovuese. Por dardha e kishte bishtin mbrapa. Koloneli vazhdoi: – Pra, unë mendoj se të do të jeshë dakord me këtë mundësi që të jepet. Do të përfitosh shumë. Do të keshë privilegje dhe ne do të sigurojmë një apartament në qëndër të qytetit. Por, sikur të thashë, duhet të firmosur një dokument angazhimi nga ana jote, që të jeshë besnik ndaj partisë dhe regjimit tonë, dhe t’u shërbejsh me devocio dhe sinqeritet. Nga ana tjetër të bashkëpunosh me ne të sigurimitn të shtetit, që unë përfaqësoj këtu në Shkodër. Ndërkaq shefi i kishte vu përpara një fletë letre tё daktilografueme qё Lemi duhёt tё firmoste. – Ja Lem, mjafon vetëm një firmë e jote që të biem dakord dhe të përmbyllim angazhimin tënd përfundimtar. Lemi qё i kishte hedh njё sy letrёs u pёrgjigj preras : – Ç’far dokumenti? Unë jam dakord me gjithë ato që ju thatë por unë nuk jam dakord aspak me firmos këtë lloj dokumenti angazhues për me u ba një bashkëpuntor e spiun. Po qe se më keni thirrë për këtë punë, ju nuk do te keni asnjë lloj angazhimi nga ana ime, as me fjale as me firmën time. Fytyra e shefit u transformue në vend, nga shprephja e ambël e njeriu t’urtë, në atë të një tigri t’egërsuem. – Kështu e kundështon bujarinë tone? Ti dashke të vazhdosh të jeshë një armik i populli e i partisë? Mirë, do të presi toga e pushkatimit ose do të ngordhish në fund të një biruce t’errtë burgu. Firrmos Lem, po deshe te jetosh edhe disa ditë i qetë, bertiste koloneli me za të çjerrë krejt i gjindosun me fytyrën e skuqun nga mënia. – Kurrë! Bani ç’të doni me mue. S’e kam frikë vdekjën. Më vrisni ose me hidhni në burg, qyshë tashti. Ja ku më keni! – I mjeri ti! Nuk hedh firmë? Ti nuk pranon të bashkëpunosh me ne? Ti i hedh posht propiozimet tona? Mirë, mund të dalish gjallë nga kjo zyrë, por ke për ta paguar shtrejtë këtë demostrim armiqësor dhe përbuzёs ndaj partisё e regjimi tonë! Lemi u ngrit nga karrika dhe doli pa përshëndet. Nga fotografia, Stalini vazhdonte të hidhte vështrimn e tij sarkastik.

Pas disa muejsh, Lemi arrestohet dhe izolohet në një qeli të burgut të Shkodrës. Aty ndejti shumë kohë pa pa njeri, veç rojëve që i binin buk e ujë, dhe, e zorshme me u besue, edhe cigare me gjithë shkrepse. Ai e kuptonte se ishte një lojë e kolonelit. Sigurisht se ai kërkonte t’i bante presion paraprisë pёr orvajtje tё tjera ndaj tij. Një lloj paralajmërimi që të mendonte për atë që i kishte propozue. Dhe ja një ditë dera e qelisë hapët dhe një kapter i policisë e urdhnon që ta ndiqte, pa i vu prangat. U gjet në një dhomë, ku pas një tavoline të zakonshme ishte ulun vetë shefi, Hilmi Seiti. Ai i bani me shej të ulej në karrigen përball tij. Profesori ynë nuk kishte lëviz buzët për ta pëshëndetun, dhe u ul nё karrige i heshtun. Kësaj radhe nga muri e vështrone Lenini. Koloneli iu drejtue : – Kështu Lem, arrestimi yt asht i lidhun me programin e partisë për me ba “piazza pulita” me kundështarët tone.

Lemi s’u pёrgjigj. Ai e kishte parandie këtë takim tӫ dytӫ me përfundim të parashikueshme. Ç’far do të banin me të? Ai e priste me stoicizmë fundin e kësaj çështje. – Lem, veni gishtin kokës e mendohu për pasojat e randa që do keshë. Ne të japim mundësinë e tё kemi shtri dorёn qё t’bahesh pjestar i shoqёrisё sonё e tё gёzosh privilegjet qё ne tё ofrojmё. Mos e refuzo kёtё rast unik e bujar qё të jetosh i qetë e i lumtur. Të krijosh dhe familje. Vetëm një firmë e jote na vë dakord të gjithve. Unë kam folur me shkokët e partisë, që të njohin e të vlerësojnë shumë. Ata tregohen shumë të kenaqur të të shohin të përfshirë në shoqërinë dhe jetën socialiste. Shefi i dha fund bisedës duke u tregue i mirësjellun dhe i prirun për mirë ndaj tij. Lemi e kishte mbledh veten dhe foli: -Ju a kam dhanë përgjigjen time. Nuk mund ta pranoj kurrë atё ofertё. Ju mund të bani ç’të doni me mue mbi jetën dhe trupin, por jo mbi mendjen e shpirtin tim. Nuk do të pranoj kurrë të njollos veten me turp e përbuzje. Dhe ndёrkaq i dha njё tё shtyme letrёs drejt kolonelit.

Ky u tërbue nga inati dhe u kthye në një egërsinë, duke u Prof. Guljelm Deda,

Çue nё kambё e duke bertitë me sa za kishte ndërsa përplaste duert mbi tavolinë. – Mirë të te bëhet. Do t’i marrёsh ato që po kërkon. Nuk do të dalësh kurrë prej burgjve e kampëve të internimit, në qoftë se i shpëton pushkatimit. Vetë e ke kërkuar! Kapter Sulo, mere kёtё armik e mbylle atje në birucë dhe mësoje që të sillet më mirë! Sa e çuen ne birucë, kapteri dhe dy policë të tjerë u hodhën mbi të me grushta e shqelma deri sa ai humbi ndjenjat i shtrimë mbi dyshmenë prej betoni. Kur ra nata dhe erdhi nё vete e lanë të shkonte sa mezi mbahej në kambë. Pas disa ditëve, ia behën disa policë në shtëpinë ku banonte me vëllanë. I vunë prangat dhe e hypën mbi një kamion me ato pak plaçka që kishte. Makina ishte plot me të arrestuem të tjerë të prangosun si ai, të ngjeshun bri njeni-tjetrit. Nën rojën e policëve t’armatosun deri në dhambë. Lemin e shokët e tij, të gjithë intelektualë shkodranë, i mbyllën në kampin e Shtyllazit, ngjit me atë të burgosunve, dhe i nxorrën në punë të detyrueshme në hapjen e një kanali të madh, bashkë me të burgosunit. Kampi i Shtyllazit në fushёn e Fierit, ishte vendosun pranë rrënimeve të qytetit të lashtë të Apollonisë. Bashkë me Lemin ishin internue nja 100 vetë nga qytete tё tjerё, shumica inteklektualë. Gjysma e tyne ishin mbi 60 vjeç, dhe i kishin ba nga 5 deri 10 vjet burg. Ish funksionarë të naltë, ministra, oficerë, shkrimtarë e profesorë që i kishin shpëtue pushkatimit. Shtyllazi, u transferue ne Kuç të Kurveleshit, kamp izolimi, ku i mbajtën katër vjet, 1954- 1958. Kёtu Lemi nisi punёn e madhe tё pёrkthimit tё poemit tё Lodoviko Ariostos ‘Orlando Furioso”. Ndёrkaq ata i çuen në Lushnje, qё ishte caktue si qendёr internimi. Ku pёrveç disa pleqve tё tjerёt i detyruen tё punonin nё bujqёsi. Mё 1962 Lemi martohet me zonjushёn Marie Muzhani, bij e Prof. Luigj Muzhanit, e cila kishte pranue tё martohёt me Lemin duke nda internimin me tё. Mё 1964 u ba njё lirim, ku Lemi pёrfitoi e u vendos nё Tiranё pranё familjёs sё grues. U duk se morёn fund telashet e tij. Por jo, pati një pësim tjetër.

S’kaluen dy muej dhe e arrestuen e ngarkuen mbi njё kamion me gjithё gruen dhe e degdisёn nё fshatin e humbun Ndёrnenas tё Fierit, ku qëndroi 25 vjet deri 1989. Kёtu ai e vazhdoi punёn e pёrkthimit, nё kondita tё tilla tё pamundshme. Arriti ta pёrfundojё pas 17 vjetësh, njё kryevepёr nё kryevepёr. Testament tij i pёrjetshёm.

Kështu heroi ynë, i përmbushi 45 vjet dënime të ndryshme, burgje e kampe pune e internimi. Pasojat i shkaktuen një sëmundje të randë, që i dridheshin duert e nuk mund të shkruente. Kaloi ne Itali, ku pas disa muejve u vendos në qytetin Perugia, i ndihmuar nga njё shoqate humanitare. Aty, me gjithё ndёrhymjet e mjekёsisё, kaloi nё gjendje pa shpresё dhe vdiq në mars 1994. Por ai kishte lanё një vepër poetike monumentale, kryevepra e tij, « Orlandi i çmendun », prej 40 mije vargjesh.  Diçka qё njё mendje e shёndoshё s’mund ta konceptojё as pёrfytyrojё, pёr kushtet nё tё cilat u krye. Kurajo nuk i mungoi kurrë. Me atё vepёr ai iu kundёrvue me vendosmeni e vullnnet tё pathyeshёm diktaturёs qё deshti ta shuente fizikisht e mendërisht. Njё hero i vёrtetё i mёndimit.

E bukur, kur rrinte nё shoqni tonё, qeshte duke na tregue katёr vёllimet dorёshkrim prej 400 faqёsh secili: -Tani e kuptoj se paskam qenё ma i çmendun se Orlandi, se me mend nё kokё s’do ia kisha nis kurrё kёsaj pune. Rri tuj mendue, a jam a s’jam unё qё i kam shkrue me dorёn time kёto libra? Aq sa çuditem me vetveten. Jo or Lem, asht njё Lem tjetёr qё i ka shkrue!

Ai u shkëput nga jeta toksore, i ndjekun nga e shoqja, pa lanё trashёgim, pёrveç kujtimin e kalvarit të tij të mundimeve. Por njëkohësisht, tue lanë një vepër me të cilën do të jetë i pranishëm në faqet e letёrsisё e shoqnisë shqiptare. Përmbyllja, sa e trishtë aq edhe heroike asht qёndresa e tij, për si ai e përballoi me vendosmëni./kujto.al

LEXO EDHE: Zbulohet dokumenti sekret: Përndjekja e grave të huaja që martoheshin me shqiptarë