Rrëfimi emocional i Janet Jackson, zbulon anët e errëta të jetës së saj

Pesha e një mbiemri “të rëndësishëm”, vitet e kaluara nën hijen e të vëllait, adoleshenca dhe çrregullimet e të ngrënit. Për të gjitha këto, Janet Jackson flet me zemër të hapur për veten në dokumentarin “Janet”.
Këngëtarja zbulon disa anë të errëta të së shkuarës së saj dhe marrëdhënien e saj me Michael.

Veçanërisht në qendër të vëmendjes janë problemet që këngëtarja 55-vjeçare ka pasur gjithmonë me ushqimin dhe trupin e saj:

“Unë jam një ‘ngrënëse emocionale’, gjithmonë e kam ngushëlluar veten duke ngrënë nëse kam qenë e stresuar apo e sëmurë…”, tha artistja.

“Kishte raste kur Michael më provokonte, për trupin tim, duke më thirrur ‘të trashë’. Më pas ai qeshte. Qeshja dhe unë, si adoleshentët, bënim shaka mes vëllezërve, por brenda isha lënduar dhe kjo më ndikoi padyshim te vetëbesimi im.”

“Problemet e mia me peshën dhe vështirësitë për të pranuar trupin tim filluan në të vërtetë kur fillova të aktroj në Good Times. Jam zhvilluar shumë herët dhe që në moshë shumë të re kam pasur forma të dukshme, sidomos gjoksin, por më kanë fashuar për të më bërë të dukesha e sheshtë”, thotë Xhenet, duke folur për eksperiencën e saj në kastin e serialit televiziv, që e bëri të famshme dhe në të cilën ajo luajti Penny-n, një vajzë e re nga një familje e dhunshme, e cila u birësua nga Woods gjatë sezonit të pestë.

Në vitin 2006, Janet arriti të peshonte mbi 80 kilogramë, më pas në vitin 2011 ajo u bë zëdhënëse e Nutrisystem.

Sa i përket marrëdhënies me vëllain e saj të rritur Michael, Janet zbulon se si mbiemri Jackson ishte një barrë e madhe për t’u mbajtur. Veçanërisht gjatë proceseve gjyqësore dhe betejave gjyqësore të Michael.

“Ishte zhgënjyese për mua, ne gjithmonë e kishim ndarë jetën tonë, edhe pse ishim vëlla e motër, madje edhe akuzat ndaj tij nuk kishin të bënin me mua, doja të isha pranë tij, ta mbështesja sa më shumë”.

Problemet ligjore të Michael filluan në vitin 1993 me akuzat e 13-vjeçarit Jordan Chandler. Chandler pretendoi se ai ishte prekur në mënyrë të papërshtatshme nga ylli i popit në shtëpinë e tij në Neverland Ranch. Të dy arritën një marrëveshje jashtë gjykatës në janar 1994 për 23 milionë dollarë.

“Michael përfundoi duke i dhënë para familjes. Ai thjesht donte që të përfundonte, por të gjithëve iu duk se ai ishte fajtor”, thotë Janet. Ajo gjitashtu tregon për pasojat që e gjithë kjo kishte në karrierën e saj: “Coca-Cola më kishte ofruar një kontratë që më vonë e tërhoqi. Nuk ishte shumë e lehtë për mua të isha motra e Michael Jackson-it”, u shpreh ajo. /a2news.com

____________________

Lexo edhe:

ISH-TRUPROJA ZBULON SEKRETIN E MICHAEL JACKSON

ObserverKult