Angelina Jolie: “Premtimi” i bërë nënës që kishte ndërruar jetë

Photo: Alexei Hay

Nga Angelina Jolie

“Nëna ime sapo kish vdekur dhe doktori i saj më tha se i qe dashur t’i bënte një premtim: do të sigurohej se unë do të kujdesesha për gjendjen time shëndetësore. Vite më vonë munda t’i nënshtrohesha një testi gjenetik që tregoi se edhe unë e kisha atë gjen që më bënte të prirur ndaj kancerit. Testi erdhi shumë vonë për gratë e tjera në familjen time.
Iu nënshtrova një mastektomie të dyfishtë për të zvogëluar shanset e zhvillimit të kancerit të gjirit. Njerëzit shpesh më pyesin se si ndihem për shenjat e qepjes në trupin tim dhe unë mendoj se shenjat na kujtojnë atë që kemi kaluar, ato janë pjesë e asaj që na bën unikë. Dhe diversiteti është një nga gjërat më të bukura të ekzistencës njerëzore, duhet të hapim sytë ndaj diversiteteve të mrekullueshme të kësaj bote.”

ObserverKult

—————–

Lexo edhe:

ANGELINA JOLIE: DO TË BËJ ATË QË NËNA IME MË KËRKOI…

Çdo gjë në jetën time nuk do të kishte asnjë kuptim, nëse nuk do të jetoja një jetë në shërbim të njerëzve të tjerë. Nuk e dija se çfarë do të thoshte një gjë e tillë. Pasi karrierën time e nisa mjaft e re dhe shqetësohesha vetëm për veten time.

Vetëm kur nisa të udhëtoja dhe të shihja përtej shtëpisë sime. Arrita t’i kuptoja përgjegjësitë e mia për të tjerët. Kur njoha të mbijetuar të luftës, të urisë dhe përdhunimit, mësova se si është jeta për shumicën e njerëzve në këtë botë dhe se sa me fat isha që kisha ushqim për të ngrënë, Një çati mbi kokën time, një vend të sigurtë për të jetuar dhe një familje të shëndetshme.

Atëherë kuptova se sa e pakuptimtë kishte qenë jeta ime dhe u betova të mos jetoja më në të njëjtën mënyrë.

Tekstin e plotë mund ta gjeni KËTU