Rrëfimi emocional i Marjana Kondit për nënën e ndjerë: Nuk shkoj dot as në varreza…

Aktorja, Marjana Kondi, nuk arriti t’i mbajë lotët gjatë rrëfimit për jetën e saj personale, kohë më parë, në “S’e Luan Topi”, ku tregoi për mungesën e nënës.

Ajo tregoi se e ndjen shumë mungesën e nënës, ndërsa do të kishte shumë dëshirë që ta kishte pranë për ta përqafuar.

“Ma mbushte atë shpirtin plot si mua edhe vëllait. Mami, sa e bukur është kjo fjalë. Është ajo që të do vetëm të mirën, kam shumë pishmane. Ky është një mesazh që ta dëgjojnë të tjerat, sa është gjallë të dalin me to e t’i takojnë. Kanë mirësinë butësinë, lum ato që i kanë. Unë vetëm ta kisha pak ta përqafoja, por ja që nuk është, por është pranë meje”, tha aktorja, transmeton ‘gazetatema’.

Marjana deklaroi se nuk shkon në varreza, pasi e ka të vështirë ta përballojë mendimet që i vijnë në momentin e përballjes me realitetin.

“Bëj një gabim që nuk shkoj në varreza. Se nuk e përballoj dot edhe mendoj se çfarë është aty poshtë. Më duket shumë e vështirë”, shtoi më tej ajo.


Lexo edhe:

DRAMA E MARJANA KONDIT: E TAKOVA BABAIN PAS 47 VITESH, MË DHIMBSET VETËM MAMI…

Marjana Kondi ka folur për herë të parë për marrëdhënien me babain e saj biologjik në emisionin e Mirela Milorit “Historia ime” në Tv Klan. Ajo ka rrëfyer se babain e saj e ka takuar pas 47 vitesh pasi u divorcua nga e ëma...

Tekstin e plotë e gjeni KËTU