Rrëfimi emocional i Mimoza Selimit: Ja si i kaloi Vaçe Zela ditët e fundit në këtë jetë…

vaçe zela manushaqe
Vaçe Zela

Në intervistën për “Rudina” në Tv Klan, këngëtarja Mimoza Selimi kujton marrëdhënien e veçantë me artisten Vaçe Zela.

Prej momentit kur dëgjonte këngët e saj në radio kur ishte fëmijë e deri në plotësimin e ëndrrës së madhe për ta takuar, ku më tej Zela u bë edhe mësuesja e saj, ajo i rrëfen të gjitha mes emocionesh të forta.

Lidhja  e tyre e fortë u përforcua edhe në Zvicër, teksa Mimoza kthehet në ditët e fundit në spital të artistes.

Më pas edhe Zvicra ju ka lidhur shumë sepse Vaçja ka jetuar në Zvicër, ti vetë në Zvicër.

Mimoza Selimi:  Po dhe rrija atje, Vaçja që i thoshte Irmës…

– Vajzës së vet.

Mimoza Selimi:  Të tërë bëjnë për prindërit. Çfarë ka bërë Irma për prindërit nuk ka njeri në botë që mund ta bëjë.

Ajo vajzë jetën ia dedikoi nënës dhe babait të vet. Ajo i ka ndenjur afër asaj nëne, që atje të sjellin infermiere e të gjitha, Irma nuk ka dashur. Irma ia ka bërë të tëra vetë.

Njerëzit që nuk e kanë njohur Vaçen… Vaçja ishte një grua me një shije të hollë, elegancë. Një grua që dinte të qepte, të gatuante, të bënte të tëra me një modesti të jashtëzakonshme.

Kam shkuar dhe e kam parë në spital në ditët e fundit përpara se të ikte. Më njohu. Gjithmonë e them dhe s’ka askush pse të ma marrë për keq që Vaçe Zela ishte dhe mbetet dhe ka për të mbetur e pazëvendësueshme.

Vaç Zela u shua në vitin 2014 për shkak të një sëmundjeje me të cilën luftonte prej kohësh.

Mimoza Selimi

Lexo edhe:

NGA FIQIRETE SHEHU TE VAÇE ZELA, MODA DHE VESHJET E VIP-AVE PARA ’90

Nga imazhet e fundviteve ’90, kur diktatura ishte në grahmat e saj, të krijohet ideja se shqiptarët janë veshur keq. Të gjithë njëlloj, me modele të vjetruara…, efekt i modelimit të “njeriut të ri socialist”.

Por nuk ka qenë kështu. Kjo, ishte vetëm dukja. Me aq sa mundeshin, edhe kur nuk mundeshin, shqiptarët janë përpjekur të duken bukur. Të ndiqje modën ka qenë dëshirë, pasion i madh për brezin e viteve ’60-’70, edhe pse pak televizorë, informacion, revista apo publicitet mode kishte në qarkullim.

Ndonëse preferencat ishin dhe mbeteshin perëndimore, në kushtet e izolimit, kontaktet me këto vende fqinje ishin minimale, ndërkohë që lidhjet dhe ndikimet vinin nga shtetet lindore, kryesisht Bashkimi Sovjetik e më vonë Kina, kur shqiptarët imitonin masivisht kinezët.

Tekstin e plotë e gjeni KËTU