Rrëfimi emocionues i Margarita Xhepës: Kisha një familje shumë të varfër, kur erdha në Tiranë as valixhe nuk kisha (Video)

Ikona e skenës, teatrit dhe kinemasë “Nderi i Kombit”, Margarita Xhepa, festoi së fundmi 90-vjetorin e lindjes.

Kujtimet e jetës së saj të pasur ajo i ndau në një rrëfim si rrallë herë në programin Exclusive në Top Channel. Ajo rrëfeu fillimet e karrierës së saj dhe sesi u bë pjesë e skenës.

“Unë kam pasur dhe pak fat. Unë erdha nga Lushnja me 7-vjeçare. Dhe atje jam ngjitur për herë të parë në skenë. Poezinë e kam dashur, nuk kam ditur ta kuptoj rëndësinë e poezisë, por thjeshtë më pëlqenin frazat.

Më doli bursa për në Lice dhe ishte një gëzim i madh. Unë nuk dija kush ishte Migjeni dhe jo më Shekspiri që do të luaja 5 herë në veprat e tij. Erdha në Lice… fati im i madh që tregoi një rrugë të madhe në jetën time, ishte në juri Pandi Stillo. Kishte një intuitë të shkëlqyer. Më dha një ushtrim, atë ushtrim nuk e bëra keq, ia mbusha mendjen dhe u bind që kjo ka një emocion dhe më duartrokiti kur mbaroi. Aty kishte një akuzë dhe u skuqa.

Më akuzuan për një gjë në ushtrim që nuk e kisha bërë, edhe mu këput loti, dhe e mbrojtja veten. Dhe duke mbrojtur veten, tregova dhe grint dhe kjo i pëlqeu.

Më vendosi një dorë të ngrohtë prej babai në sup dhe me tha më prit jashtë. E prita, dhe kur doli më tha: Nesër do vish në Teatrin Popullor se bashkë me drejtorin kemi diçka për të thënë. Drejtori Kol Jakova më priti me buzëqeshje, dhe regjisori i tha që ‘këtë vajzë do ta marrim në Teatër se e pashë dje në provim’. Sepse ata kishin nevojë për një vajzë të re. Unë u shastisa sepse unë vija nga një familje shumë e varfër, kur erdha në Tiranë as valixhe nuk kisha”, rrëfen ajo.

Videon mund ta shikoni duke klikar KËTU: / top-channel

ObserverKult


margaritë xhepa

Lexo edhe:

MARGARITA XHEPA FESTON 90 VJETORIN E LINDJES

Margarita Xhepa, njëra nga zonjat e mëdha të skenës së teatrit dhe filmit shqiptar, aktorja me mbi 150 role në teatër e 32 role në kinema sot feston 90-vjetorin e lindjes .

Xhepa ka skalitur në memorien e publikut shqiptarë që nga fillet e saj shumë role brilante.

Fillimisht në vitin 1950 u aktivizua si artiste probiste në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar) dhe njëkohësisht studioi në Liceun Artistik, dega e Dramës.

Në maj të vitit 2004, u rikthye në skenën e Teatrit Kombëtar për të shkëlqyer në dramën “Streha e të harruarve”. Kjo, një tjetër sukses në karrierën e saj 50-vjecare.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult