Rrëfimi i Adeles: Pse vendosa “ta çmontojë” jetën time…

adele

Këngëtarja britanike Adele ka dhënë një intervistë për revistën prestigjoze “Vogue”, ku është shprehur se albumi i saj i ri u regjistrua për të ndihmuar djalin e saj nëntëvjeçar të kuptojë pse ajo dhe babai i tij u divorcuan.

“Doja t’i shpjegoja atij përmes këtij regjistrimi, kur ai është në të njëzetat ose të tridhjetat. Kush jam dhe pse kam zgjedhur vullnetarisht të ‘çmontoj’ gjithë jetën e tij në kërkim të lumturisë sime,” tha ylli për Vogue.

Cover

“Kjo ka ndikuar shumë tek ai. Dhe kjo është një plagë e vërtetë për mua që nuk e di nëse do të jem ndonjëherë në gjendje ta shëroj,” shtoi ajo.

33-vjecarja ka dhënë intervista të veçanta për edicionet britanike dhe amerikane të Vogue ndërsa përgatitet të nxjerrë albumin e saj të katërt të shumëpritur. Ai do të titullohet 30 e cila është mosha në të cilën ajo u martua me partnerin e saj Simon Konecki. Ajo paraqiti kërkesën për divorc në vitin 2019.

“Thjesht nuk ishte më e përshtatshme për mua,” shpjegoi ajo.

“Nuk doja të përfundoja si shumë njerëz të tjerë që njihja. Unë nuk isha e mjerë, por do të isha e mjerë po të mos e vendosja veten në radhë të parë”- tha ajo.

Në intervistat, superylli i popit foli edhe rreth peshës së saj. Pasi fotot e fundit të saj të dobësuar në Instagram u bënë objekt diskutimi.

“Bisedat më brutale po i bënin gra të tjera për trupin tim. Isha shumë e zhgënjyer me këtë. Kjo më lëndoi ndjenjat”, tha Adele.

——————————————————————————————-

LEXO EDHE: Lajm i mirë për adhuruesit e Adele, rikthehet në muzikë

Pas kaq shumë kohësh mungesë në muzikë, Adele do të bëjë një rikthim. Dhe këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi të publikur së fundmi në Instagram.

Kënga e saj e re mban titullin “Easy On Me”. Dhe pritet të publikohet më 15 tetor.

Po ashtu, më herët ajo ka bërë të ditur se ka përgatitur albumin e saj të katërt. Si dhe do të mbajë një koncert televiziv në Las Vegas.

Ky koncert do të shënojë shfaqjen e parë live të 33-vjeçares pas katër viteve pauzë. Pas turneut të saj rekord në stadium i cili përfundoi në vitin 2017…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU