Rrëfimi i Adelina Mamaqit: Kur vdiq Enver Hoxha më thirri sekretari i partisë, ja çka më detyroi të bëjë…

Shkrimtarja e njohur, Adelina Mamaqi ka treguar se në momentin kur diktatori Enver Hoxha u nda nga jeta, e thirri sekretari i partisë dhe e urdhëroi të shkruante për të.

Gjatë rrëfimit në emisionin “Pas Mesnate” në ekranin e ABC, kohë më parë, ajo zbuloi se ju bind, pavarësisht mendimit që ka pasur për liderin komunist.

Mamaqi theksoi se sot nuk e ka më poemën, pasi bibliotekën ia vodhën kur u largua për në Itali.

“Nuk kisha trysni në atë kohë, se kur jemi të rinj, jemi më shumë poet sesa mjeshtër.

Pastaj bëhemi më shumë mjeshtër sesa poet dhe unë me atë mjeshtëri që kisha fituar në atë kohë, i kam shkruar.

Për shembull, kur vdiq Enver Hoxha, më thirri sekretari i partisë, edhe më tha që duhet të shkruash për shokun Enver dhe unë shkrova.

Pavarësisht mendimit që unë kam pasur për të, isha e detyruar. E shkrova dhe doli një poemë e mirë, e shkrova me mjeshtëri.

Nuk e lexoj fare sot sepse për fat të mirë, nuk i kam më librat, m’i kanë vjedhur, me revista e me libra kur kam qenë në Itali një bibliotekë të madhe me 4 mijë libra”, tha ajo./abcnews.al

ObserverKult

ObserverKult


Lexo edhe:

“JETOJ PËR FËMIJËT E MI”, ADELINA MAMAQI SHPËRTHEN NË LOT DHE ZBULON GABIMIN MË TË MADH TË JETËS

Shkrimtarja e njohur, Adelina Mamaqi ka shpërthyer në lot së fundmi gjatë një rrëfimi. Ajo ka treguar se vitet më të vështira të jetës kanë qenë ato në mërgim.

Sakaq, shkrimtarja u ndal dhe te jeta e bukur që ka kaluar, duke përjashtuar 4 vitet e martesës.

Mamaqi ka theksuar se fëmijëve të saj pas divorcit nuk i ka munguar asgjë, që nga edukata intelektuale deri te ushqimi.

“Nuk kam pasur momente, kam pasur vite të vështira, përveç se të vështira, të trishtuara, jashtëzakonisht të trishtuara.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult