Këngëtari i njohur italian, Al Bano Carrisi, deklaroi në një emision televiziv kohë më parë se kur ishte i ri, e kishin joshur të bëhej korrier droge.
“Kur isha kamerier, disa njerëz më thoshin: ‘Ju mund t’i jepni ato që unë ju them dhe ju mund të fitoni shumë më tepër’. Por unë thashë që me 25,000 lire në muaj isha mirë, nuk më duhej asgjë tjetër”, rrëfen ai.
“Më propozonin herë pas herë që të merrja drogë dhe t’ia dërgoja klientëve të ndryshëm. Megjithatë në asnjë rast, përtej këmbënguljeve nuk e pranova një gjë të tillë. Jam me shumë fat që kam pasur dhe kam një familje kaq solide pas shpatullave të mia. Kam zgjedhur gjithnjë rrugën e pozitivitetit.
Al Bano, rrëfeu se një tjetër emër i madh i muzikës italiane, Domenico Modugno kishte qenë udhërrëfyesi i jetës së tij artistike.
“Kur pashë Domenico Modugno të fitonte në Sanremo me ‘Në të kaltërin e pikturuar” thashë edhe një ditë Unë do të jem atje”.
Al Bano Carrisi është një këngëtar shumë i dashur edhe në Shqipëri, që prej vitit 1989 kur dha dy koncerte në Tiranë./(fjala.al)