Rrëfimi i dhimbshëm i Tanit: I humbi dy prindërit në aksident, sherri me Agron Llakajn në ditën që djali iu operua…

Tan Brahimi është një nga banorët e rinj të BBV që hyri të martën e kaluar dhe direkt me batutat e tij fitoi vëmendjen e publikut dhe të banorëve brenda në shtëpi.

Shumë vetë nuk e dinë por Tani ka një histori shumë të trishtë dhe të dhimbshme. Në 2013 ai bëri aksident dhe ishte në makinë me të dy prindërit.

Për fat të keq ata ndërruan jetë, ndërsa Tani vetë shpëtoi por iu desh shumë kohë të merrte veten. Madje të afërmit e ruanin se mos bënte ndonjë akt ekstrem pas tragjedisë që i ndodhi.

Tani provoi audicionet e Portokallisë dhe fitoi. Por kjo i qëlloi në momentin më të keq, pikërisht kur humbi të dy prindërit.

Megjithatë ai vendosi të shkojë te Portokallia dhe qëndroi aty vetëm një sezon, pasi sipas drejtuesve të spektaklit nuk ishte në nivelin e aktorëve të tjerë.

Më pas ai shkoi te AlPazar ku qëndroi për 4 vite dhe u largua aty pas një sherri me Agron Llakaj.

Në videon më poshtë keni historinë e tij të plotë.

ObserverKul


Lexo edhe:

NJË VËZHGIM DHE NJË PROBLEM NË “BIG BROTHER”: TESTI I INTELIGJENCËS, APO SHPËRFAQJA E INJORANCËS?

Nga Luan Rama

Edhe pse një eksperiment social, subjektet e këtij eksperimenti të titulluar “Big Brother” (një huazim prej të ngjashmëve që shfaqen edhe në televizione të tjerë në disa vende të botës), janë të vetëdijshëm se janë zgjedhur për të qenë protagonistë të një shfaqjeje televizive.

Kjo shfaqje transmetohet për shikuesit drejtpërdrejtë përgjatë 24 orëve pa asnjë truk apo retush. Pra, pa fshehur asgjë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult