Rrëfimi i djalit të Mitrush Kutelit: Im atë ishte njeri rebel, ja pse e kritikoi regjimin e Zogut

Mitrush Kuteli nuk ishte vetëm një bankier i urtë, një personazh i qetë, por dhe një njeri rebel. Në 116-vjetorin e lindjes së prozatorit të madh shqiptar dhe në 80-të vjetorin e botimit të Poemit Kosovar dhe Poemi i Shëndaumit, i biri Pandeli Pasko, foli për një tjetër karakter të të atit, atë të një njeriu antikomformist.

“Akuzat që i janë bërë Kutelit nuk kanë qenë asnjë bankare, lidhur me punën dhe kontributin e tij në sistemin bankar shqiptar. Ndryshe nga çfarë njihet si njeri i urtë, Kuteli ka qënë dhe një njeri rebel. Mos harrojmë librin e tij “Netë shqiptare” ku ai kritikon regjimin e Mbretit Zog. Ky libër u sekuestrua. Mendimi i tij kritik ishte shumë i ashpër. Nuk ishte e lehtë të shkruaje një libër si “Netë Shqiptare” dhe të tregoje për zullumet e sunduesve të atëhershëm të Shqipërisë”, tha Pandi Pasko, gjatë aktivitetit organizuar nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit.

“Netë shqiptare” është vëllim me 8 rrëfime, botuar më 1938 në Bukuresht. Nga 1200 kopje sa kishte tirazhi i parë, 1000 u dogjën pa dalë akoma në treg, për shkak të një zjarri që shpërtheu në Kostancë. Vepra u bë e njohur kryesisht pas botimit të dytë më 1944. Për Kutelin si shkrimtar folën dhe Bashkim Kycuku, Alda Bardhyli, Ymer Ciraku, Leka Ndoja, Durim Caca./BW

ObserverKult


Lexo edhe:

PSE U BURGOS MITRUSH KUTELI NË VITIN 1947?

Më 13 shtator të vitit 1907 lindi Dhimitër Pasko, i njohur prej publikut të gjerë me emrin e artit Mitrush Kuteli. Nisi edukimin në qytetin e lindjes, në Pogradec. Për ta vazhduar më pas në Selanik të Greqisë.

Në vitin 1928 nisi studimet në Rumani për shkenca ekonomike. Por njëkohësisht ndoqi kurse të ndryshme letrare dhe gjuhësh të huaja.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult