Aktorja, Ema Andrea, ka treguar detaje nga jeta e saj private, duke u kthyer pas në kohë, pikërisht në mometin kur mori vesh lajmin se priste një fëmijë.
E ftuar kohë më parë në emisionin “Historia ime”, ajo ka folur për vështirësitë që ka hasur në jetën e saj si dhe shtatzëninë në kohën kur ishte ende në fakultet.
Në rrëfimin e saj, aktorja ka rrëfyer se gjatë jetës ka kaluar shumë pengesa dhe të papritura. Por ia ka dalë falë mbështetjes së familjes së saj.
“Unë kam qenë dhe jam një person romantik, kam besuar në dashuri. Ëndrrat e mia kanë qenë të studioj jashtë, kur kam qenë adoleshente ëndrrat kanë qenë të lidhura me arti dhe pastaj me mënyrën e të jetuarit.
Më ka pëlqyer të jetoj e pavarur edhe ëndërroja këtë jetën që nuk gjykojnë, nuk paragjykojnë. Në Shqipëri po të qeshësh në mëngjes, të thonë a ke pirë? Që do të thotë ka qenë shumë e vështirë të jesh vetvetja në shoqërinë tonë.
Unë ngela shtatzënë kur isha në fakultet në vitin e tretë dhe natyrisht që nuk kisha ndërmend të bëja ndonjë zgjidhje pragmatike midis vetes dhe fëmijës. Janë ato shenja që t’i jep një Univers. Besoj se ka qenë fati im më i madh sepse më ka bërë të hyj në një stad të mrekullueshëm shpirtëror. Ishte një stad përgjegjësie. Kjo ndodhi në raportin me veten, në raport me shoqërinë. Dhe për të gjitha zgjedhjet që janë bërë më pas.
Ime më ka thënë ne mund ta rrisim fëmijën bashkë. Unë do të respektoj çdo dëshirë tënden. Bëhet fjalë për vite shumë të ashpra për të bërë të tilla zgjedhje por jam rritur nga ajo nënë.”-tha aktorja, Ema Andrea./preferenca.al.com
———————————————–
Lexo edhe: RRËFIMI I ANGELINA JOLIET, FLET PËR “VËSHTIRËSITË” E TË QENIT NËNË
Është nënë e 6 fëmijëve, tre prej të cilëve të adoptuar. Dhe gjithmonë kemi pyetur veten sesi ia del Angelina Jolie t`i mbajë të gjitha ata kaq afër vetes.
Aktorja rrëfeu së fundi për “People” se nuk është aspak ajo që mund të quhet një nënë perfekte.
“Nuk jam prind perfekt, në asnjë mënyrë. Çdo ditë jam më e vetëdijshme për…
TEKSTIN E PLOTË E GJENI këtu.
ObserverKult