Gruaja e aktorit të njohur Bujar Asqeriu, ka rrëfyer se jeta krah tij që s`ka qenë aq e lehtë.
Irena Asqeriu tregoi sa xheloze u ndje pas xhirime të filmit “Njeriu i mire” ku Bujari luante me Eva Alikajn.
“Kur mbaruan xhirimet, Bujari kishte bërë një foto tek një stol me Evën dhe një shoqen e saj. Foton e solli në shtëpi.
Unë u bëra xheloze, se kishin dalë edhe bukur në fakt, ama xhelozinë e shprehja në mënyrë të sofistikuar.
E vura foton e tyre tek televizori dhe ngjitur me të vura edhe foton e dy djemve tanë, si për t’i kujtuar Bujarit që kishte dy fëmijë.
Ai e vuri sa erdhi. Ma lexonte mendjen. Më tha: Irena shumë bukur mizanskenat”, pohoi Irena që tregoi disa histori të tjera nga jeta e tyre.
Ata ishin njohur kur ishin studentë. Bujari i kishte humbur të dy prindërit, Irena ishte bërë mbështetja e tij më e madhe. U bënë prindër shpejt, pa e përfunduar universitetin. Irena u kujdes për fëmijët e tyre, por edhe për motrat dhe vëllain e Bujarit që ishin më të vegjël se ai, për Bujarin po e po.
“Sa herë që shkonte në xhirime ose në teatër i bëja çaj dhe ia hidhja në termus. Një ditë, u bë gati si gjithmonë për në teatër kishte një rol të vogël atë ditë, dhe më tha: Po çaji?
Iu ktheva: Po s’është rol për çaj ai. Bujari doli dhe mua më mbeti fiksim. E bëra çajin dhe ia çova pas skene, në teatër”, tregoi Irena. Ajo tregoi se është kujdesur më shumë se 40 vjet për burrin e saj në karrierë. E ka një histori edhe për këtë.
“Bujari po ecte shumë, po merrte role, certifikata nderi, kurse unë të parën dhe të fundit e kisha marrë në klasë të parë. Shkova një ditë në punë dhe i thashë shefes. Do më jepni një fletënderi se burri po merr vazhdimisht e unë jo. Patjetër, më tha ajo dhe të nesërmen i mblodhi të gjithë, më dha fletën bashkë me një stilolaps dhuratë.
Shkova në shtëpi gjithë qejf, e vura tek televizori dhe sa hyri ai në shtëpi e pa, po duke më njohur mirë më tha: Ta dhanë vetë apo ia kërkove? Ma dhanë, i thashë. S’ka mundësi, më tha se mësueve ia japin vetëm pas vdekjes”, tregoi Irena që ishte po aq karizmatike sa i shoqi./Vjosa.net
ObserverKult
Lexo edhe:
BUJAR ASQERIU RRËFEN HISTORINË PREKËSE QË FSHIHET PAS EMRIT TË TIJ TË VËRTETË
Bujar Asqeriu është një aktor i mirënjohur i skenës dhe ekranit shqiptar. I ftuar kohë më parë në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ai foli për fëmijërinë dhe tregoi se familja e tij, që prej lindjes, e thërriste Drini.
Ai shtoi se edhe bashkëshortja e tij e quan Drini, me përjashtim të rasteve kur duhet të diskutojnë seriozisht.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult