Rrëfimi i Neritan Liçajt: Jam i lumtur me “varfërinë”

I ftuar kohë më parë në emisionin “Late Night Show”, ai tha se nuk është në kërkim të lekut dhe është i lumtur me “varfërinë” e tij. Ai tregoi se si çdo shqiptar e ka provuar dhe emigracionin, por ndihej i huaj në Itali.

“Isha emigrant në Itali dhe kam punuar e jetuar shumë mirë. Erdha se u ndjeva i huaj, ndihesha i huaj. Të zgjedhurit e vendit ku jeton është e drejta jote. Vetëm një gjë nuk mund të zgjedhë njeriu, nënën dhe babën.

Të tjerat mund të zgjedhësh, edhe fenë, edhe vendin ku do të jetosh është e drejta jote. Dikush ka preferuar të jetoj jashtë por unë kam preferuar të jetoj këtu. Vendosa që gjithë energjitë e mia modeste t’i investoj këtu”.

“Gjërat nuk i mas me jam mirë, nuk jam mirë. Jam i lumtur me varfërinë time. Nuk pretendoj të bëhem miliarder, nuk e kam problem. Me këtë thjeshtësinë time jam shumë i lumtur unë dhe bashkëshortja ime.

Por preferoj të jetoj në vendin tim, që përpëlitet, gjakoset, theret grihet me veten e vet por jetohet sesa në Zvicër ku nuk zihet as kosi”, tha Neritan Liçaj.

Neritan Liçaj mbetet një nga aktorët më të mirë dhe ka guxuar të luaj dhe në rolin e Enver Hoxhës.

Neritan Liçaj mbetet një nga zërat më kritikë për qeveritarët. Aktori ishte dhe në mbrojtje të kauzës së teatrit. E humbur, por e përçuar deri në fund me shumë dashuri nga të gjithë “qëndrimtarët”.

Lexo edhe: VENDIMI PËR TEATRIN/AKTORI NERITAN LIÇAJ: TË ULEN NË GJUNJË E TË KËRKOJNË FALJE!

Aktori i njohur, Neritan Liçaj, ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të rrëzuar ligjin special që kalon Teatrin Kombëtar në varësi të Bashkisë së Tiranës si dhe bllokimin për të ndërtuar një të ri. I ftuar në emisionin “ABC e pasdites”, aktori e cilësoi si një fitore vendimin e gjykatës.

“Jam i emocionuar është një fitore e madhe. E rëndësishme është Teatri dhe më vjen mirë që jam në këtë projekt. Në fund fare, koha dhe historia na dha të drejtë në këtë betejë. Si kjo nuk ka parë bota. E kanë pjellë gjithë këtë baltë mbi ne sepse u sulmuam politikisht”, tha ai…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU