
Al Pacino foli kohë më parë për vitet kur flinte në rrugë dhe babain e tij i cili e braktisi kur ishte dy vjeç.
“Fëmijët ndryshuan perspektivën time. Para se të kisha tre fëmijët e mi, Julie dhe binjakët Anton dhe Olivia, bëja ç’të doja. Aktrimi ishte gjithçka. Sot, falë tyre, është vetëm një pjesë e vogël “.
Al Pacino dha një intervistë, kohë më parë, për gazetën Guardian. Ylli i Hollywoodit foli për fëmijërinë e vështirë dhe vitet e rinisë, që u “vulosën” nga mungesa e figurës atërore. Prindërit e tij u divorcuan kur ishte 2 vjeç dhe babai i tij u zhduk duke humbur çdo kontakt me ta.
Më vonë kur bëri familje, vuri bast me veten, që të bëhet baba i mirë dhe i përgjegjshëm për tre fëmijët e tij. Kështu që e ndau jetën në dy kampe dhe dy role: të babait dhe aktorit. Al Pacino tha se paratë asnjëherë nuk ishin qëllim, dhe kur mbaroi kolegjin, shpesh ishte i papunë dhe kishte fjetur edhe në rrugë përpara një vitrine për disa ditë.
Por mënyra e tij e jetesës dhe paratë e bënë më materialist dhe më shpërdorues, siç tha me shaka. Fama ka dhe anën e saj të vështirë. “Mësova të jetoj pa anonimitet. Kam shumë vite të bëj pazar në një dyqan ushqimor dhe të përdor metro. Është e vështirë për fëmijët e mi të dalin publikisht me mua. Reputacioni im ka marrë një dimension tjetër tani sesa 20 vjet më parë, nuk e di se çfarë po ndodh tani! Është luks për mua që të shkoj diku dhe të kem një moment personal ku nuk do të më njohë asnjë”.
Siç rrëfeu momenti më i vështirë i jetës së tij ishte kur humbi nënën e tij, Rose dhe gjyshin, James Gerard, i cili i mësoi gëzimin e punës. Gjyshi i tij punonte në ndërtim dhe çdo lloj pune ishte gëzimi dhe motivimi i jetës së tij. Al Pacino u rrit me këto parime dhe beson deri më tani se gëzimi i punës së tij është motivimi që e bën të vazhdojë i paepur. Dy njerëzit e tij të dashur, e lanë një vit diferencë, kur Al Pacino ishte 22 vjeç.
Atëherë me të vërtetë u rrënua dhe, siç tha, “humbi vitet ’70”, por më pas ndërpreu pijen dhe u përqendrua në kinema. Aktori fitues i Oskarit foli për rolet që ka luajtur, duke zbuluar se ende e konsideron rolin e Michael Corleone te “Kumbari”, rolin më të vështirë të jetës.
“Nuk e trajtova karakterin si gangster, por si një personalitet enigmatik. Studio nuk më donte dhe isha në prag të shkarkimit. Ishte fillimi i karrierës sime dhe kam qëndruar në këtë film me Marlon Brando, vetëm për shkak se më besoi Francis Ford Coppola,” tha aktori në gazetën Guardian.
Rastësia është se gjyshërit e tij erdhën nga një qytet në Sicili i quajtur Corleone. “Fat? Ndoshta, po, është shumë e çuditshme! Jeta ka kaq shumë përmbysje.” Duke folur për të gjithë dhe gjithçka, komentoi marrëdhënien e tij me Robert De Niro, të cilët shumë i konsiderojnë të jenë konkurrentë.
“Njerëzit mendojnë se ka rivalitet mes meje dhe Robert De Niro. E njoh shumë mirë. Ai është një mik dhe ka kaluar gjëra të ngjashme me mua. Më pëlqen ajo që bën me komedinë! Është gjeni”, u përgjigj ai.
Së fundi, gazetari e pyeti për marrëdhënien e tij me mediat sociale. Aktori 74-vjeçar tha se nuk i përdor edhe pse e kupton fuqinë e madhe që kanë dhe ndikimin e tyre në botë. “Kam një faqe Facebook me 5.4 milionë njerëz që kanë bërë “like”. Por çfarë do të thotë kjo? Nuk e di! Megjithatë, i vlerësoj këto platforma, sepse të lejojnë të transmetosh mesazhin tënd në botë”.
*Marrë nga profili në Facebook i Shpendi Shakajt
ObserverKult
Lexo edhe:
RRËFIMI I AL PACINOS: UNË, COPPOLA, MARLON BRANDO DHE “KUMBARI” IM