Rrëfimi prekës i Elton Dedës: Ja si ishin vitet e mia në SHBA

Artisti i njohur Elton Deda ka rrëfyer vitet e vështira të emigracionit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai tha gjatë një emisioni në RTSH se në vitet e para nuk kishte dokumentacion të rregullt dhe i është dashur të bëjë punë të ndryshme për të mbajtur familjen.

Më pas ai zbuloi se bëri një shkollë për IT, dhe zuri një vend pune në këtë fushë ku punoi për katër vite, i shkëputur totalisht nga muzika, transmeton ‘gazetatema’.

“Kryesisht vitet e para për sa kam qenë pa letra, emigracioni është gjithmomë i dhimbshëm. Është një proces shumë i gjatë psikologjik. Vitet e para punova me muzikë. Pastaj ra ekonomia dhe nuk po kishte shumë punë për muzikantë.

I thashë vetes time do bësh një gjë t’i krijosh familjes tënde të ardhura që djali të rritet për së mbari. Bëra shkollë për IT dhe pastaj gjeta punë, kam punuar për katër vjet. Kisha një rrogë shumë të mirë”, deklaroi ai.


Lexo edhe:

ELTON DEDA: QEVERIA DUHET TË NA DËGJOJË, TA GJEJMË NJË ZGJIDHJE

Afro 8 muaj pa ushtruar aktivitetin e tyre, pa mbështetje financiare dhe mbi të gjitha të paqartë mbi detyrimet ligjore që duhet të kryejnë për t’u njohur si artistë të pavarur.

Muzikantët e “live”-it, pas aktit normativ të fillimtetorit që ndalon hapjen e klubeve të natës, diskove, “lounge bar”-eve dhe muzikës pas orës 20:00, janë lënë pa një rrugëzgjidhje, përballë detyrimeve tatimore e jetësore që nuk presin. Disa prej tyre, ndonëse kanë paguar taksat përkatëse mbi fitimin, përsëri nuk kanë pasur asnjë lloj rimbursimi gjatë kësaj periudhe që kanë ndërprerë aktivitetin muzikor…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU