Rrëfimi prekës i Eminem: Gati sa nuk vdiqa më 2007

Eminem ka rrëfyer se ishte shumë pranë vdekjes nga mbidoza në vitin 2007 dhe shtoi se muzika ishte ajo që i shpëtoi jetën.

Reperi 50-vjeçar, gjatë ceremonisë së përfshirjes së tij në “Rock and Roll Hall of Fame”, tha: “Jam i nderuar që jam sot këtu. Muzika më ka shpëtuar jetën, pasi për disa arsye unë nuk duhet të isha këtu fare.

Kam qenë duke vdekur nga mbidoza në vitin 2007. Më pëlqente shumë dro ga, por m’u desh të luftoja që të ecja përpara në muzikë. Jam shumë mirënjohës që jam këtu falë muzikës hip-hop, të cilën e dashuroj”, transmeton ‘a2news.com’.

Pasi kaloi në mbidozë, Eminem u fut në rehabilitim dhe ka pranuar nëpër intervista se pas atij episodi, trurit të tij iu desh shumë kohë përpara se të punonte sërish normalisht.

Eminem

Lexo edhe:

BUJAR ASQERIU RRËFEN HISTORINË PREKËSE QË FSHIHET PAS EMRIT TË TIJ TË VËRTETË

Bujar Asqeriu është një aktor i mirënjohur i skenës dhe ekranit shqiptar. I ftuar kohë më parë në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ai foli për fëmijërinë. Si dhe tregoi se familja e tij, që prej lindjes, e thërriste Drini.

Ai shtoi se edhe bashkëshortja e tij e quan Drini, me përjashtim të rasteve kur duhet të diskutojnë seriozisht.

Siç tregoi aktori, përpara se ai të lindte, prindërve të tij u kishte vdekur një djalë me emrin Bujar. Por pasi i vunë këtë emër në gjendje civile, nuk mundnin ta thërrisnin në këtë emër, pasi u kujtonte djalin që kishin humbur...

Tekstin e plotë e gjeni KËTU