Rrëfimi prekës i Osman Mulës: Djali më iku në Zvicër, vajza nuk gjeti veten

Mjeshtri i Madh Osman Mula erdhi së fundi në një rrëfim në “Vizionin e Pasdites” për të ndarë me publikun kujtimet e tij, që nga dalja për herë të parë në skenë, muzika dikur dhe sot si dhe familjen.

Me tone të ashpra për ‘tjetërsimin’ e misionit të festivaleve sot, por edhe gjendjen e muzikës, Osman Mula ka kritikuar këngëtarët e rinj dhe kompozitorët për materialet që i ofrojnë publikut.

Megjithatë, ai ka dalë edhe jashtë profesionit duke ndarë për publikun detaje nga jeta e tij.

Ai rrëfeu se si djali zgjodhi të largohej nga Shqipëria, teksa e kundërta ndodhi me të bijën./vizionplus.tv

ObserverKult


Lexo edhe:

OSMAN MULA: “SHOKU SILLO”, ROLI I CILI I SOLLI SHUMË SHQETËSIME

Rolet e mëdha dhe skenat e paharrueshme, puna për koncertet e Vitit të Ri dhe anëtarët e Komitetit Qendror te dhoma e kontrollit në RTSH.

Osman Mula vjen në një rrëfim për mikun e hershëm, Koço Devole, i ndarë nga jeta të dielën pas tri javësh në spital.

Ai kujton kohët e vështira dhe kërcënimet që pati marrë Koço Devole për një rol të vetëm që do të shkundte aparatin shtetëror.

“Ka qenë humbje për të gjithë. Roli i Sillos i solli shqetësime deri edhe kërcënime. Nuk ishte thjesht humor ishte sarkazëm dhe ai u kërcënua. Dikur për të kishte një letër që e shihnin me shfaqje të huaja. Letra si kjo të shoqërojnë gjithë jetën”, tha Osman Mula për News 24 dhe Balkanweb.

Si mik i hershëm ai kujton se ai ishte i veçantë. E kuptoi herët që duhet të ndiqte modele të reja por kjo i kushtoi.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult