Rrëfimi rrëqethës i Altin Gocit, flet për humbjen e prindërve

Këngëtari Altin Goci ishte i ftuar në programin “Dola te Ola”, ku ndër të tjera rrëfeu për humbjen e prindërve, të nënës e cila është larguar nga jeta në vitin 2012 dhe të babait i cili është larguar këtë vit dhe dhimbja për këngëtarin është ende e freskët.

Altini tregoi se babai i tij ka qenë pedagog i lëndës anglisht dhe dashurinë për stilin anglez të jetesës e ka marrë nga ai.

Altini tha se i ati jepte mësim në Akademinë e Arteve, dhe në një farë mënyrë ai është rritur aty, nga ku ka marrë edhe shkëndijën e parë për artin.

Ndërkohë që nga nëna ai u shpreh se ka marrë ‘veshin për muzikë’ dhe të qenit në kërkim të perfeksionist. “Iu jam mirënjohës për këtë që jam sot”, theksoi ai, teksa shtoi se dhe me motrën, që jeton në SHBA, ka një marrëdhënie të jashtëzakonshme.

Këngëtari tregoi edhe për bashkëshorten, me të cilën është njohur nga mesi i viteve ’90, kur kanë qenë shumë të rinj. Ata kanë shijuar për vite me radhë dashurinë e tyre, e më pas kanë ndërmarrë hapin për të krijuar një familje.

Ata janë prindër të dy vajzave, të cilat së bashku me të ëmën e tyre e surprizuan Altinin me një videomesazh, ku kishin zgjedhur fjalë të veçanta për t’i thënë, duke bërë që këngëtari të emocionohet në studio./BW

——————–

LEXO EDHE: ALTIN GOCI: SA DUA TË JEM LARG… (TEKSTI DHE KËNGA)

Sa dua të jem larg
larg mërzitjes pa kufi
sonte do këndoj për ju
ju që njihni veç qetësi

Kënga ime ngjitet lart
atje lart në qiellin blu
ju o yje më dëgjoni
kënga ime është për ju

Ëndrrat ndjekin njëra tjetrën
ëndrrat jo nuk kanë mbarim
ju o yje më dëgjoni
tek ju prehet shpirti im

Sa herë ju pyes yje
sa larg jeni ju
ju më duket sikur thoni
fluturo në qiellin blu

Sa do doja në këtë natë
këngën time mos ta mbyll
dhe të ngjitem atje lart
e të kthehem në një yll

Sa herë ju pyes yje
sa larg jeni ju
ju më duket sikur thoni
fluturo në qiellin blu

Sa do doja në këtë natë
këngën time mos ta mbyll
dhe të ngjitem atje lart
e të kthehem në një yll

o ti fluturo larg
o se qielli është i madh.