Rrëfimi rrëqethës i Jessie J, flet për humbjen e fëmijës

Këngëtarja e njohur Jessie J ka folur së fundmi për abortin që pësoi muajin e kaluar.

Përmes rrjetit të saj social “Instagram”, Jessie ka kujtuar momentin kur mjekët i kishin thënë se nuk kishte më rrahje zemre vetëm disa orë para se të dilte në skenën në Los Angeles.

“Unë postova për humbjen e fëmijës tim vetëm disa orë pasi më thanë. Unë reagova në modalitetin e punës. Është e sigurt të thuhet se ndonjëherë derdh më shumë energji në krijimin e një procesi jo të shëndetshëm të dhimbjes sime përpara një kamere, sesa ta pranoj atë në kohë reale”, transmeton ‘lapsi.al’.

“Kurrë nuk kam përjetuar dhimbje fizike dhe trauma apo kam ndjerë vetmi si kjo. Kjo më ka ndryshuar përgjithmonë. Në mënyrën më zemërthyese, por të bukur. E vërteta është se doja vetëm të qaja dhe të bija në krahët e dikujt dhe të qaja. Por në atë kohë isha vetëm.”, ka shkruar Jessie në postim.


LEXO EDHE: RRËFIMI RRËQETHËS I ALTIN GOCIT, FLET PËR HUMBJEN E PRINDËRVE

Këngëtari Altin Goci ishte i ftuar në programin “Dola te Ola”, ku ndër të tjera rrëfeu për humbjen e prindërve, të nënës e cila është larguar nga jeta në vitin 2012 dhe të babait i cili është larguar këtë vit dhe dhimbja për këngëtarin është ende e freskët.

Altini tregoi se babai i tij ka qenë pedagog i lëndës anglisht dhe dashurinë për stilin anglez të jetesës e ka marrë nga ai.

Altini tha se i ati jepte mësim në Akademinë e Arteve, dhe në një farë mënyrë ai është rritur aty, nga ku ka marrë edhe shkëndijën e parë për artin.

Ndërkohë që nga nëna ai u shpreh se ka marrë ‘veshin për muzikë’ dhe të qenit në kërkim të perfeksionist. “Iu jam mirënjohës për këtë që jam sot”, theksoi ai, teksa shtoi se dhe me motrën, që jeton në SHBA, ka një marrëdhënie të jashtëzakonshme.

Këngëtari tregoi edhe për bashkëshorten, me të cilën është njohur nga mesi i viteve ’90, kur kanë qenë shumë të rinj. Ata kanë shijuar për vite me radhë dashurinë e tyre, e më pas kanë ndërmarrë hapin për të krijuar një familje.

Ata janë prindër të dy vajzave, të cilat së bashku me të ëmën e tyre e surprizuan Altinin me një videomesazh, ku kishin zgjedhur fjalë të veçanta për t’i thënë, duke bërë që këngëtari të emocionohet në studio.