Justina Aliaj është një ndër shembujt brilantë të muzikës shkodrane.
Edhe pse prej një jete në skenë, ajo vazhdon të jetë më në formë se kurrë.
E ftuar në kohë më parë në programin “ABC e Mëngjesit”, ajo ka folur për periudhën më të vështirë të jetës.
Këngëtarja ka treguar se çfarë kaloi në periudhën kur ishte në komë, çfarë pa dhe momentet e lumturisë që ndjeu.
“Isha në koma. Kujtoj shumë nga ajo kohë. Unë e besoj verbërisht që ka një jetë të përtejme. Po kjo ishte sprovë. Shikoja një dritë tuneli, shikoja vetëm ujë, ujë, ujë, lule ngjyra-ngjyra. Uji ishte i kaltër, si jeshil siç nuk e kam parë kurrë më parë. Isha krejt vetëm, isha shumë e lumtur derisa sa shkoja te dera, aty më mbyllej dhe nuk shkoja. Nuk ka nocion kohe, as gjeografike, asgjë. Ishte jashtëzakonisht bukur. Sot nuk e kam frikë vde kjen. Mbas asaj sëmundjes më ranë flokët dhe i them vetes si mund të dal në ekran. Filluan të dalin flokët që ishin bosh dhe u përdrodhën. Unë dola, kur ranë isha shumë e mërzitur”, u shpreh ndër të tjera Justina.
ObserverKult
Lexo edhe:
RRËFIMI I JUSTINA ALIAJT- FLET PËR DËNIMIN ME BURG, FILMIN KU E NJOHU BASHKËSHORTIN…
E LIRË NË BURGUN E SAJ
E pamundur të ecësh qetë rrugëve të qytetit me të. Është e pamundur të mos shfaqet dikush nga asgjëja dhe të nisë bisedat sikur janë lënë pezull kohë më parë. Është e pamundur që të konsumosh orët e lira pa u ndërprerë nga adhurues e njohës, të cilët hapin arkivat personale të qena apo fantazuara, në varësi të emrit që përballet.
Ndeshesh me një mori fytyrash të ekzaltuara që po e shohin, prekin, bisedojnë me idhullin e tyre. Justina, gjithmonë e buzëqeshur. Edhe kur u përball zgërdhirë me emrin që i ndryshoi jetën pas denoncimit për të, ajo i dhuroi po të njëjtën buzëqeshje e qetësi, duke e parë drejt e në sy, çuditshëm. Ata kanë “respekt e dashuri” për këtë grua, pavarësisht ç’kanë thënë e bërë për të. E gjithë kjo trysni syqeshurish, në raste fare të rralla kalon jo mirë.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU