Thuhet shpesh se jeta e vështirë është ajo që realisht na bën më të fortë. Vetëm kur je përballur me çdo situatë, me pasuri, apo me varfëri, arrin ta shohësh jetën në të gjitha dimensionet e saj, kjo është mënyra e vetme përmes të cilës arrin të maturohesh më tepër.
Rrëfimi i mëposhtëm është ai i aktorit të mirënjohur Leonardo DiCaprio. Ai kohë më parë ka festuar edhe 48-vjetorin e lindjes së tij. Në rrëfim do të mund të lexoni mbi vështirësitë në fëmijërinë e DiCaprios dhe se si ato ngjarje kanë lënë gjurmë në jetën e tij.
“Rritja si një person i varfër në Los Anxhelos më dha mundësinë ta shihja dhe ta jetoja jetën e vështirë dhe me sakrifica. Nuk kishim të ardhura shumë të mëdha, mezi shtynim muajin, sado që i shihja prindërit të punonin fort çdo ditë, sërish nuk arrinin dot t’i mbyllnin të gjitha shpenzimet, mezi i hiqnin ato të domosdoshmet…
Pranë shtëpisë sonë ndodhej edhe një rrugicë që njihej për shitjen dhe konsumimin e
ko k ainës dhe heroi nës. Unë nuk e kam bërë kurrë këtë gjë por përsëri i kam parë këto gjëra që kur isha rreth katër vjeç.
Mund ta mendoni se sa shumë gjurmë kanë lënë ngjarje të tilla në jetën time, këto janë ngjarje që ekzistojnë edhe në Hollywood… isha aq i vogël dhe të përballesha me situata kaq të pakëndshme. Kjo për mua nuk ka qenë aspak e lehtë, transmeton ‘bota.al’.
“Kur mendoj momentet kur isha 16 vjeç, nuk kam qenë aq ndryshe nga lloji i aktorit që aspiroja të bëhesha, doja të bëhesha aktori më ambicioz i mundshëm. Megjithatë jam rritur dhe e kam kuptuar që ka gjëra të tjera po aq interesante, ama nuk kam pushuar kurrë së punuari për atë që synoja dhe gjithmonë i kam respektuar fansat e mi.
Nuk jam penduar për asnjë zgjedhje në jetë, ndoshta mund të bëja më mirë, por e di që gjithmonë kam dhënë më të mirën. Babai im citon gjithmonë një thënie të vjetër: “Nuk ka rëndësi se çfarë bën, çfarë është puna jote dhe si është jeta jote, prapë përpiqu të ngrihesh në mëngjes i lumtur që po mundesh të veshësh pantallonat”.
“Nuk kam arritur ende aq shumë mençuri, por e di se jam me fat që kam njerëz të tillë rreth meje”.
——————
Lexo edhe:
THËNIE NGA DICAPRIO: VETËM TI MUND T’I NDRYSHOSH SITUATAT E TUA, MOS FAJËSO ASNJË PËR TO
ObserverKult