Rrëfimi rrëqethës i Nicole Kidman, flet për betejën me depresionin

Nicole Kidman

Nicole Kidman ka folur për herë të parë për betejën e saj të ashpër me depresionin gjatë xhirimeve të filmit dramatik “The Hours” në të cilin ajo luante personazhin e Virginia Woolf.

Ylli 54-vjeçar mori rolin menjëherë pas divorcit të saj nga Tom Cruise në 2001 dhe pranoi se ishte identifikuar me Virginia Woolf dhe natyrën e saj vetëvrasëse, pasi ajo ishte mjaft e ndjeshme në atë kohë.

“The Hours” paraqiste betejat e shëndetit mendor të autores së famshme, Virginia Woolf, ndërsa shkruante Zonja DalloWay, si dhe vetëvrasjen e saj duke u mbytur në lumin Ouse në 1941 – një skenë që Nicole Kidman këmbënguli ta bënte pa ndihmën e marifeteve, transmeton ‘ tvklan.al’.

Duke folur për skenën, Nicole Kidman tha:

Nuk e di nëse kam menduar ndonjëherë për rrezikun, mendoj se kam qenë shumë e përfshirë. Domethënë, thashë se nuk më intereson dhe u futa në lum. Përsëri dhe përsëri. Ndoshta nuk e kam marrë seriozisht rrezikun”.  

_ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _

Lexo edhe:

HISTORI RRËQETHËSE: SARAH HYLAND, AKTORJA QË IU NËNSHTRUA DY TRANSPLANTEVE TË VESHKËS

Sarah Hyland, aktorja e njohur e serialit “Modern Family” (Familja moderne), nuk ka pasur aspak një jetë të lehtë. Ajo u lind me një sëmundje të njohur si displazi renale, ku veshkat nuk zhvillohen plotësisht. Përpara se të mbushte katër vjeçe, kishte hyrë në shtatë ndërhyrje për këtë gjendje.

Mjekët e kishin informuar se nuk mund të jetonte asnjëherë një jetë normale. Tri vjet pasi kishte nisur xhirimet e serialit të njohur “Modern Family”, një nga veshkat e saj ndaloi së funksionuari, duke bërë që Sarah të detyrohej të luftonte për të jetuar.

Ajo vazhdoi të mbetej e fortë për familjen, të dashurin, fansat dhe gjithë serialin. Pas shumë testeve të bëra, i ati i saj u pa se mund të ishte një dhurues potencial i veshkës dhe ai ishte dakord për dhurimin. Muaj më vonë, Sarah u kthye në sheshin e xhirimeve dhe karriera e saj u bë mjaft e suksesshme. Seriali po fitonte mjaft çmime dhe dukej sikur gjërat u normalizuan.

Mirëpo në mes të sezonit të shtatë të serialit, ajo mori lajmin e keq nga mjekët se trupi i saj po e kundërshtonte veshkën e marrë. Bëri gjithë analizat dhe mori mjekimet e nevojshme. Ra shumë në peshë, shumë lajme e citonin edhe si anoreksike. Gjithsesi nuk mund të bëhej asgjë, duhej një dhurues tjetër.

Sarah i përballoi gjithë shqetësimet në heshtje. Fytyra e saj dukej si anemike, tensioni i lartë i dëmtoi edhe shikimin. Në atë kohë ajo mori një lajm të mirë, vëllai i saj mund të ishte një dhurues ideal, por e refuzoi dhurimin nga një familjar tjetër i saj.

Vëllai vazhdoi të këmbëngulte për dhurimin dhe pas ndërhyrjes, Sarah qëndroi në spital deri në rekuperimin e plotë. Kur u kthye në xhirime, të gjithë e pritën me krahët hapur. Këtë herë ndërhyrja shkoi me sukses dhe veshka e dhuruar nga vëllai i saj, filloi të funksiononte mirë.

Në këtë kohe, ajo u bë më e fortë në mesin e familjes, të dashurit të saj Uellsit dhe qenve të saj. Pavarësisht gjithë sfidave dhe 16 ndërhyrjeve të realizuara, ajo kurrsesi nuk i ka lejuar vështirësitë ta përkufizojnë. “Emri im është…

Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.

ObserverKult