Rrëfimi prekës i Sharon Stone: Ja si shpëtova nga vdekja…

Aktorja Sharon Stone ka folur për momentin kur ishte në prag të vdekjes, por shpëtoi.

Teksa ishte e ftuar në emisionin  “The Late Show”, Sharon tregoi për goditjen në tru që pësoi në vitin 2001. Ajo tha se truri i saj ishte i gjakosur në pjesë të caktuara. E tmerruar tregoi se qëndroi kështu për disa ditë përpara se të shkonte në spital.

“Isha pa ndjenja kur arrita atje. Ata më vendosën një aparat për të zbuluar se çfarë po më ndodhte. Gjatë gjithë kësaj kohe isha pa ndjenja. Pastaj, kur u përmenda, isha në një krevat në një dhomë të qetë urgjence. Dhe ju e dini se dhomat e tilla nuk janë kurrë diçka e mirë.

Sepse askush nuk është aty përveç doktorëve, askush nuk vrapon përreth dhe askush nuk bën diçka urgjente. Doktori po më shihte me kaq dhembshuri sa e pyeta ‘A po vdes?’, sepse e kuptova që kjo ishte një situatë shumë e keqe”, u shpreh aktorja kohë më parë.

Më pas Sharon Stone shtoi se mjekët e njoftuan që do ta transferonin në një spital neurologjik për shkak të gjakderdhjes në tru.

“Sapo u nisëm për tek spitali tjetër, unë u ‘zhduka’. Pashë diçka si një tunel në fund të të cilit kishte dritë. Në fund të tij ishin shumë njerëz me të cilët kam qenë e afërt ose që kanë qenë kujdestarët e mi derisa vdiqën. M’u duk sikur po më tregonin ‘kjo është e mrekullueshme, kjo është okay’ dhe unë mendova ‘do të jem me ju të gjithë atje”.

LEXO EDHE:

ObserverKult

”Bukuria e të jetuarit dy herë”, Sharon Stone vjen me një libër autobiografik

sharon stone

Në faqet intime, autentike dhe transparente, si në një bisedë me një mik, Sharon Stone flet për veten në autobiografinë “Il Bello di Vivere Due Volte” (Bukuria e të jetuarit dy herë), që doli në treg më 30 mars.

Ajo është historia e rrugës së rilindjes, plot kokëfortësi dhe dashuri, e një prej aktoreve më të famshme në botë.

Në 2001, Sharon Stone pësoi një sulm të rëndë në tru, që, përveç shëndetit të saj. I shkatërroi karrierën, familjen, trashëgiminë financiare dhe famën ndërkombëtare.

Në autobigrafinë e saj, ajo ripërshkon rrugën e ashpër dhe të lodhshme që iu desh të bënte për të rindërtuar jetën e saj. Dhe për të rikthyer gradualisht shëndetin fizik dhe qetësinë.

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult