Nga: Will Smith
“Isha tmerrësisht i frikësuar kur jam bërë baba, ama e dija se nuk doja të isha si im atë që rrinte shumicën e kohës i acaruar. Unë vetë kam qenë një fëmijë i edukuar dhe xhentil, ama pavarësisht këtyre karakteristikave jam rrahur dhe goditur kushedi sa herë nga im atë. Pra, me pak fjalë, jam rritur në një familje ku agresioni fizik ishte prezent në pjesën më të madhe të kohës.
Kam pasur plagë të jashtme dhe të brendshme. Kam parë edhe tim atë të dhunonte fizikisht mamanë time. E imagjinoni dot se sa e dhimbshme është një skenë e tillë për një fëmijë? Unë e kam përjetuar dhe di të them se ngjarje të tilla të lëndojnë emocionalisht. Im atë, kur acarohej, shndërrohej në personin më të egër dhe më pa tru që kam njohur ndonjëherë.
Ai nuk e kuptonte rëndësinë e shkollës. Më thoshte herë pas herë se e kisha të kotë që shkoja në shkollë. Se në fund nuk kisha për të dalë askush në jetë. Pavarësisht këtyre fjalëve, unë shkoja dhe mësoja shumë, sepse e dija që çfarëdo gjëje që dikush do të bëjë, duhet ta bëjë mirë. Kjo gjë mësohet vetëm me studim”.
ObserverKult
Lexo edhe:
JA SHEH “SHERRIN” SHUPLAKËS, WILL SMITH MUND TA LËRË AKTRIMIN
Will Smith u kthye në personazhin më të komentuar në mbarë botën. Kjo pas shuplakës që i dha mikut të tij, Chris Rock, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscars”.
Rock bëri një batutë të papërshtatshme për modelin e flokëve të Jada Pinkett, bashkëshortes së Will. Mirëpo, ajo vuan nga alopecia (rënia e flokëve dhe qimeve të trupit), ndaj s’e priti mirë batutën.
Megjithëse Will fillimisht nisi të qeshte, ishte reagimi i gruas së tij ai që e bëri të ngrihej nga vendi dhe t’i jepte një shuplakë Rock-ut.
Më vonë gjatë eventit, Smith i kërkoi falje Akademisë Oscar dhe të gjithë publikut. Ndërsa më vonë në shtëpi u bind t’i kërkonte falje për shuplakën edhe mikut të tij…
TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU