Rrëfimi tronditës i Aleksisë: Ja çka më detyroi bashkëshorti të bëja…

Aktorja e njohur, Joan Collins, (e njohur për rolin e Aleksisë në serialin “Dinastia”) ka zbuluar se burri i saj i parë e ka dro guar atë dhe më pas e ka përdh unuar.

“This is Joan Collins” është dokumentari nga BBC në të cilin aktorja e njohur flet për jetën e saj dhe marrëdhëniet që ka pasur gjatë jetës së saj, ‘arbresh.info’.

Në një moment tronditës, ajo zbuloi sesi ish-bashkëshorti i saj, ylli i filmit, Maxwell Reed – me të cilin u martua nga ‘turpi’ pasi ai e përdh unoi në takimin e tyre të parë, u përpoq ta prostituonte atë me njerëz të pasur, duke kërkuar 10 mijë funta në natë.

Ndërkohë ajo shpjegoi gjithashtu se si Marilyn Monroe i tha asaj që të ruhej nga ‘ujqërit’ në Hollywood, duke përfshirë Daryl Zanuck, i cili më vonë e mbështeti pas murit në një tentativë për sulm sek sual.

Ajo filloi karrierën e saj në moshën 17-vjeçare, duke u larguar nga Akademia Mbretërore e Arteve Dramatike dhe shpejt filloi të fitonte deri në 300 pund në javë.

Pasi luajti si një adoleshente rebele në filmin “I Belive in You”, Joan u njoh me burrin e saj të parë, të quajtur Reed, i cili ishte 14 vjet më i madh se ajo.

Joan ishte ende e virgjër kur shkoi në një takim me yllin e famshëm të filmit Maxwell Reed dhe iu ofrua një pije ndërsa ishte në shtëpinë e tij.

Kur shkoi për të bërë banjë, i dha asaj një rum dhe kola-kola për të pirë dhe disa libra për të lexuar.

Ajo u dro gua me atë që atëherë njihej si ‘Mickey Finn’ dhe mund të ishte Rohypnol dhe u zgjua në dyshemenë e dhomës së ndenjës, ndërsa pa burrin e saj të parë duke bërë se ks me të.

Për shkak të turpit, ajo u martua me burrin e saj të parë dhje iu nënshtrua abuzimeve gjatë gjithë martesës së tyre katërvjeçare, duke kulmuar në përpjekjen e aktorit për të shitur atë te një sheik.

“Po të mos isha kaq e pafajshme për se ksin dhe mënyrën se si duhet të ishin gjërat, nuk do ta kisha bërë këtë, por kisha një ndjenjë të fortë faji, kështu që e bëra”, tha ajo, ndërsa shtoi se martesa e tyre ishte një fallcitet, pasi nga jashtë dukeshin të lumtur, ndërsa në brendësi ishin të mjerë.

Aktorja e njohur Joan Collins është martuar 5 herë.


Lexo edhe:

NDAHET NGA JETA YLLI I NJOHUR TELEVIZIV