Rrëfimi tronditës i këngëtares së njohur

Gloria
Gloria Estefan

Këngëtarja e njohur, Gloria Estefan ka zbuluar së fundmi se është abuzuar seksualisht nga një anëtar i familjes, kur ishte vetëm nëntë vjeçe.

Gjatë një interviste, Gloria ka treguar se ajo ishte ngacmuar. Teksa ndiqte mësimin në shkollën e muzikës, nga një person, të cilit e ëma i besonte.

“93% e fëmijëve të abuzuar i njohin dhe u besojnë abuzuesve. Edhe unë e di këtë sepse unë jam një prej tyre. Ai ishte anëtar i familjes, por jo i familjes së ngushtë. Ai ishte në pozitën e fuqisë. Sepse nëna ime më ka dërguar në shkollën e tij të muzikës dhe ai menjëherë filloi të më thoshte se sa e talentuar isha. Dhe se si unë kisha nevojë për vëmendje të posaçme”, ka rrëfyer Gloria, transmeton ‘lapsi.al’.

Ndër të tjera, këngëtarja Gloria Estefan ka treguar se madje ai e ka kërcënuar duke i thënë se nëse do ta marrë vesh e ëma, do ta vriste nënën e saj.

“I thashë, nuk mund të ndodhë kjo, nuk mund ta bësh këtë, por ai më tha se babai im ishte në Vitenam. Ndërkaq nëna ishte e vetme dhe se nëse i tregoja nënës, ai do ta vriste atë”, ka përfunduar këngëtarja Gloria Estefan.

Gloria Estefan

———————————————————————————————

LEXO EDHE: Rrëfimi emocional i Sharon Stone: Ja çka përjetova…

Sharon Stone ka rrëfyer detaje nga karriera dhe jeta e saj personale. Në Festivalin e Filmit në Zvicër.

Aktorja zbuloi disa nga vështirësitë me të cilat u përball si grua në Hollywood. Ndërsa shtoi se është përballur dhe me presionin për të ndryshuar pamjen e saj.

Stone tregoi se kur mësoi se Michael Douglas mori 14 milionë për “Basic Instinct”. Ajo kërkoi të paguhej njësoj me bashkë-yjet e saj meshkuj dhe më vonë. Por shtoi se u përball me një zhvlerësim të madh. Sepse ishte një grua, transmeton ‘tvklan.al’.

“Unë mendoj se arritja ime më e madhe ishte që mbijetova. Është vërtet arritje e madhe të kesh sukses në një industri si kjo”, tha ndër të tjera aktorja.

Aktorja amerikane mori Golden Icon Award, Çmimin e Ikonës së Artë. Për Arritje të Jetës në Festivalin e 17 -të të Filmit në Zyrih që pritet të mbyllë punimet më 3 tetor.