Ishte një udhëtim i gjatë dhe shpesh i dhimbshëm nga një fëmijëri e trazuar në Tennessee rurale drejt shndërrimit në yll botëror.
Ajo ishte pothuajse 40 vjeçe para se të lirohej nga një marrëdhënie abuzive për t’u vendosur si një artiste solo. E që atëherë bota u magjeps pas Tina Turner.
Fëmijëria e ndërprerë
Tina Turner lindi me emrin Anna Mae Bullock më 26 nëntor 1939 në qytetin e vogël rural të Nutbush, Tennessee.
Babai i saj Floyd punonte në një fermë lokale. Ajo pati një fëmijëri të trazuar. Tina dhe motra e saj e madhe Ajlen u ndanë kur prindërit e saj u transferuan për të punuar në një fabrikë municionesh. Ndërsa shkoi të jetonte me gjyshërit e rreptë fetarë.
Kur familja u ribashkua pas luftës, Anna Mae (Tina Turner) filloi të këndonte në një kishë baptiste lokale.
Nëna e saj u largua kur ajo ishte vetëm 11 vjeç dhe. Dy vjet më vonë, kur babai u martua përsëri, Anna dhe motra e saj u dërguan të jetonin me gjyshen e saj në Brownsville, Tennessee.
Ajo u bë një nxitëse e tifozëve në shkollën e saj lokale, luajti basketboll dhe shijoi një jetë shoqërore plot tension.
Pas diplomimit në vitin 1958, fitoi një vend pune në një spital në St Louis, Misuri.
Pikërisht në një klub nate, ku ajo dhe motra e saj kishin shkuar për të kaluar mbrëmjen, ajo pa për herë të parë Ike Turner të performonte me grupin e tij.
Pra, ‘The Kings of Rhythm’, i cili do të bëhej bashkëshorti i Turner pas pak kohësh.
Shansi i madh
Ike ishte krijuar tashmë si një interpretues dhe muzikant i klubeve të natës. Grupi i tij ishte një nga atraksionet më të mëdha në qarkun e klubeve të muzikës R&B.
Një natë Anna Mae-s iu ofrua mikrofoni dhe performanca e saj i bëri aq përshtypje sa bëri që Ike t’i kërkonte të këndonte me grupin.
Në atë kohë, Tina ishte në një lidhje me saksofonistin e grupit, Raymond Hill, nga i cili kishte një fëmijë, Raymond.
Turner bëri regjistrimin e saj të parë si këngëtare mbështetëse në vitin 1958. Por shansi i saj i madh erdhi dy vjet më vonë në një këngë të quajtur ‘Fool in Love’, shkruar nga vetë ajo.
Kur këngëtari i tij kryesor, Art Lassiter, nuk u paraqit në regjistrim, Anna Mae iu kërkua të plotësonte me qëllim që vokali i saj të hiqej më vonë.
Por një DJ që dëgjoi demonstrimin ishte aq i impresionuar, saqë e kaloi regjistrimin në një shtëpi diskografike lokale.
Përparim në diskografi
Ike u inkurajua të vendoste Turner në krye të bandës. Ndërsa e bindi atë të ndryshonte emrin e saj në Tina. Një lëvizje kjo që ai më vonë tha se ishte krijuar për të parandaluar ish-dashnorët që ta gjurmonin.
‘Fool in Love’ arriti në vendin e 27-të në listat e Billboard-it. Kolona zanore ‘It’s Gonna Work Out Fine’, doli në top 20 dhe i dha dyshes një Grammy.
Asokohe, ajo ishte në një lidhje me Ike, i cili ishte divorcuar nga gruaja e tij e pestë. Çifti u martua në vitin 1962.
Arratisja nga abuzimi
Regjistrimi me produksionin e famshëm “murin e zërit” të Spector, iu besua Ike dhe Tina Turner, megjithëse në regjistrim ishte vetëm zëri i Turner.
Fillimisht nuk doli mirë në SHBA, por u bë një hit i madh në Mbretërinë e Bashkuar. Ishte e mjaftueshme që Rolling Stones t’i kërkonte dyshes që t’i mbështesnin në një turne në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo çoi në takime të tjera evropiane dhe një audiencë më të madhe. Kur Stones bënë turne në SHBA, Turners iu kërkua përsëri të mbështesin grupin, i cili u dha atyre një performancë në Ed Sullivan Show.
Dy vjet më vonë, çifti pati këngën e tyre më të madhe të hitit amerikan me një kopertinë të këngës Proud Mary të Creedence Clearwater Revival.
Në të njëjtin vit, dyshja pati hitin e tyre të fundit të madh, Nutbush City Limits, por marrëdhënia e tyre personale ishte në rënie.
Nga mesi i viteve 70’, Ike ishte shumë i varur nga alkooli dhe kokaina. Qëndrimi i tij kontrollues mbi jetën dhe karrierën e gruas së tij ishte përshkallëzuar në abuzim fizik në shtëpi.
Ai ka abuzuar mbi Tinën duke e rrahur me shufër ndërsa kur ishte shtatzënë dhe e ka djegur me kafe të përvëluar.
Në korrik të vitit 1976, Tina u arratis me vetëm një grusht monedhash në çantën e saj.
Kaloi muaj duke u fshehur me miqtë ndërsa paditi Ike dhe kërkoi divorc.
E mbështetur financiarisht nga një drejtuese diskografike miqësore, ajo nisi një seri turnesh solo që e vendosën atë si një artiste më vete.
Ajo e kishte të vështirë në fillim. “Shumë njerëz mendonin se Tina Turner ishte histori”, tha ajo për Vogue gjermane.
“Ata njihnin vetëm Ike dhe Tina Turner dhe nuk e kuptonin se çfarë po ndodhte. Kështu që unë duhej të provoja veten.”
Pasi dy albume nuk arritën të hyjnë në top lista, ajo rikrijoi veten me një tingull shumë më të ashpër, gjë që çoi në koncerte me Rod Stewart dhe një turne tjetër me Rolling Stones.
Hiti i saj i vitit 1983 ‘Let’s Stay Together’ ishte fillimi i një ringjalljeje karriere.
Albumi ‘Private Dancer’, i regjistruar në Londër, krijoi shtatë hite dhe nisi një turne të madh botëror.
Ikonë e qëndrueshme
Suksesi vazhdoi gjatë dekadës në vijim, duke përfshirë një regjistrim të ‘GoldenEye’, kënga për filmin e parë të James Bond me aktor Pierce Brosnan.
Në fund të shekullit dhe në moshën 61-vjeçare, ajo njoftoi se do të shkonte në gjysmë pension.
Në vitin 2003 mori pjesë në mbrëmjen e nderimeve të Kennedy Center.
Në atë mbrëmje yjet si Oprah Winfrey, Al Green dhe Beyonce iu bashkuan Presidentit George Bush për të bërë homazhe.
Turner u rikthye në vitin 2008, duke kënduar në Grammy Awards dhe duke u nisur në turne për të festuar 50 vjetorin e saj si këngëtare.
Pavarësisht kalimit të kohës, energjia e saj dukej e pashuar dhe zëri i fortë si kurrë më parë.
Në vitin 2013, në moshën 73-vjeçare u bë personi më i vjetër që është shfaqur ndonjëherë në kopertinën e revistës Vogue.
“Nuk do t’i dorëzohem kurrë pleqërisë derisa të jem e vjetër. Dhe unë nuk jam ende e vjetër.”, tha ajo.
Diva u martua me Erwin Bach, pas një lidhje 27-vjeçare. Ajo braktisi shtetësinë e saj amerikane për t’u bërë shtetase e Zvicrës.
Në vitin 2020 publikoi një version të përditësuar të ‘What’s Love Got to Do with It’. U fut në top 40 në Mbretërinë e Bashkuar. Kështu u bë artistja e parë që arriti këtë sukses në shtatë dekada./ Bordo.al
ObserverKult
Lexo edhe:
MESAZHI I FUNDIT QË LA TINA TURNER DY MUAJ PARA VDEKJES!
Tina Turner, ndau një postim të zymtë në Instagram për përkeqësim të veshkave dy muaj para vdekjes.
Ajo foli për problemet e saj shëndetësore në Ditën Ndërkombëtare të Veshkave më 9 mars.
Ndërsa zbuloi se e vuri veten në ‘rrezik të madh’.
Kjo pasi që nuk e mori seriozisht diagnozën e saj të hipertensionit të vitit 1978.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult