Gjirokastra do të diskutohet në sesionin e radhës të Komitetit të Trashëgimisë Botërore mbajtur nga UNESCO, por mënyra se si i bën punët qeveria shqiptare dhe problemet që kanë dalë me bypass-in e parë, po kërcënohet seriozisht statusi i Gjirokastrës si pasuri botërore…
Shteti shqiptar prej vitit 2015 nuk raporton në UNESCO asnjë vendim të saj, në lidhje me ndryshimet në infrastrukturë në qytetin muze të Gjirokastrës. Kjo ka çuar në reagimin e specialistëve vendas, duke e parë këtë si kërcënim të marrdhënieve me këtë organizatë botërore të trashëgimisë, përpos kërcënon edhe velrat e qytetit.
Kështu bëhet e ditur se që nga viti 2015-2016 organizata botërore që merr në mbrotje, dhe promovon trashëgiminë botërore, UNESCO me vendim nr.6330, pika 6, ka kërkuar nga pala e shtetit shqiptar që të përgatitet një studim i plotë mbi situatën infrastrukturore të qendrës historike të Gjirokastrës që peërpara çdo vendimi në lidhje me rrugën anësore (by pass) dhe shndërrimit të pazarit në një zonë pedonale, e të sigurojë detaje të projektit dhe rezultatet e studimti me Qendrën e Trashëgimisë Botërore për shqyrtim nga organet këshilldhënëse.
Specialisti i monumenteve, arkitekti, Kreshnik Merxhani thotë se as atëhere dhe as në 2016, e as tani UNESCO nuk po informohet para vendimeve të marra. “Kjo mënyrë të vepruari kompromenton marrëdhënien me UNESCo-n, si dhe kërcënon vlerat e qytetit muze, Gjirokastrës. Pala shtet me institucionet e veta, prezanton në datën 3 tetor 2020 si të miratuar tashmë fondin dhe projektin e Bypass-it dhe nuk e njofton UNESCO-n për këtë veprim”, thotë Merxhani. Ai sqaron se më 12 tetor 2020 u bë thirrja për kompani të interesuara në hartimin e një plan mobiliteti (lëvizshmërie) i cili ende nuk ka nisur, por edhe pas nisjes pritet të zgjasë një vit. “Qëllimi është që dhe fondet borxh të shkojnë në dy projekte infrastrukturore betoni (dhe jo te monumentet kategori e parë që po i humbasim), por dhe të paketohen si të nevojshëm edhe pse rekomandimi i UNESCO-s nuk ështe ndjekur e as studimi nuk është realizuar. Kështu që vendimi nuk është i bazuar mbi mundësitë më të mira në harmoni dhe respekt të vlerave të qytetit.
Pasi institucionet humbën kohë me variantin famëkeq poshtë Kullës së Sahatit, tani po rendin ti imponojnë qytetarëve një variant në dukje më pak të dëmshëm por në realitet po aq të dëmshëm.”, shpreh shqetësimin specialist.
Më herët Merxhani na vë në dijeni se Pazari i Gjirokastrës ishte pjesë e në program që nisi me Pazarin e Krujës e më pas me atë të Korçës, e Tiranës, që prej 2012-2013.
Nëse në pazarin e Krujës për vetë përmasat e financimit ishte krejt nga donator (AADF), në Tiranë e Korçë u nis nga donator por qeveria përfundoi pjesën tjetër.
Merxhani tërheq vëmendjen se në Gjirokastër u ndërhy nga 10 blloqe dyqanet e objektesh që ka pazari në vetëm 5.5 aq sa donatori ndërhyri.
“Detyra e qeverisë ish të përfundonte pjesën tjetër. Me konkretisht: Bllokun nga “klubi gjuetarëve” deri të objekti përballë Gurgait (Kalemi 2) Bllokun ku ka qene “Hani i Zagorise” çatitë e të cilit ishin ndërhyrë dhe më parë (2008..); Objekti Zigai: Pjesa e pasme e kompleksit te hotel “Sopoti”, ish Hotel “Royal”. Mundësisht objektin në mes të pazarit banesa Çene, monument kategori e dytë. Pjesën e Bllokut 10 (përreth obeliskut) me specifikisht ish muzeu i shaptilografise në pronësi të familjes Drasa e Toto. Asnjë nga këto detyra as u nis e as u bitis. Këto ishin detyrat e për këto duhet të flasë. Jo të flasë për fonde që tërhiqen si meritë e vlerave të Gjirokastrës e vazhdimësi programesh më të gjëra me shumë, se për aftësi të dikujt. Qeveria shqiptare kish për detyrë të zgjidhte trafikun nga pazari pa dëmtuar qendrën historike. Me Bypass-in e parë, ashiqare dështuan. Me këtë që po imponojnë së fundmi, do kërcënojnë seriozisht statusin e Gjirokastres si pasuri boterore UNESCO. Jo më kot, Gjirokastra do të diskutohet në sesionin e radhës së Komitetit te Trashëgimisë Botërore mbajtur nga UNESCO”. Sipas Merxhani ajo që qyteti ka nevojë sot, dhe krejt trashëgimia në vend, është trajtimi me profesionalizëm në përputhje me vlerat e saj. Ai ngre alarmin se asnjë restaurim, asnjë i vetëm, në banesat monument kulture. “Prej tyre jemi në UNESCO. Humbjet s’po merren në konsideratë ( rreth 30 monumenteve në vit dëmtohen rëndë) e asnjë financim për ndaljen e rrënimit. Kemi parë që betoni po na i mpak e mbyt trashëgiminë tonë si kurrë më parë”.
Para pak ditësh ka qenë një tjetër reagim i Merxhanit ku tërheq vëmendjen për faktin se betonizimi i trashëgimisë është bërë me pare borxh. Specialisti ka ngritur shqetësimin e madh se çfarë e bashkon një projekt Bypass-i në Gjirokaster e një projekt Parkimi Nëntokësor me një të tillë të dalë në publik së fundmi në Berat?? I negociuar qe prej 2015-6 dhe mare ne 2017, afati per te ekzekutuar projekte per infrastrukture turistike ishte 2017-2022. Me infrastrukture kuptohet qe nga ngritja e kapaciteteve njerezore e deri te permiresimi i kushteve te muzeve, institucioneve te kultures e artit etj. “Ne keto vite me sa duket gjumashet dolen ata qe e kane mare kete borxh – qe do rendoje xhepat e te gjithe shqiptareve – e te cilin duhet ta menaxhonte e ekzekutonte Fondi Shqiptar i Zhvillimit ne bashkerendim me Bashkite tashme monopartiake. Ne gati tri vite e me shume eshte fjetur per shtate pal qejfe e tashme meqenese teorikisht ka vetem 1 vit per te ekzekutuar keto fonde borxh, po shpejtohet jo me ne ndihme te turizmit dhe mbi te gjitha te arsyes pse kemi turizem pra te trashëgimisë kulturore por drejt parkingjeve, bypass-eve e nje zot e di cfare tjeter. Prandaj si ne Berat e ne Gjirokaster papritur u shfaqen projekte asfalto-betoni sepse konsumojne vlera te medha e prej tyre % eshte e madhe dhe ne nje dore. Retorika eshte e njejte ne te dyja krahet duke deshmuar dhe njefare mungese origjinaliteti deri ne plagjiature, po na thone se: Nuk e dashkemi qytetin e se shpesh i akuzokemi se ska zhvillim….!! U kuptua qe zhvillimi i tyre eshte BETONI, per kete Lubonja ka bere nje shkrim te zgjeruar ku paraqet monstrat mbi qytet.”/standard.al