Vendi i punës së artizanes Edlira Sulaj i ngjan një muzeu etnografik. Gjithë tradita e kostumeve tradicionale nga veriu në jug, gjenden në punishten që ka marrë jetë 20 vite më parë.
Për Edlirën, në 2 dekada, shumë gjëra kanë ndryshuar, sot vë re një qasje akoma më pozitive të shqiptarëve që duan të kenë në shtëpinë e tyre patjetër një kostum tradicional apo edhe kërkesave në rritje nga turistët për të marrë pas udhëtimit, diçka unike nga Shqipëria.
Një nga më të kërkuarit është kostumi i xhubletës, vlera e të cilit është rritur shumë pasi u bë pjesë e trashëgimisë botërore në UNESCO.
Sot po marrin një tjetër frymëmarrje të gjithë punishtet, që veç mbajtjes së traditës gjallë, këtë formë e kanë edhe një mënyrë për të nxjerrë të ardhurat e tyre.
Edlira Sulaj, nuk e mban mend kur ka qëndisur kostumin e saj të parë, porse që fëmijë e ka ditur që ka qenë kjo ajo që ka dashur të bëjë. Ndërsa sot ka marrë përsipër projekte që dijebërjen ta çoj edhe tek të rinjtë.
Videon mund ta shikoni duke klikuar KËTU:
ObserverKult
Lexo edhe:
XHUBLETA NË UNESCO: “VESHJA SHQIPTARE E LASHTË 4 MIJË VJET, TASHMË ËSHTË PASURI E GJITHË NJERËZIMIT”
Ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti, ka njoftuar se xhubleta është pranuar si pjesë e trashëgimisë kulturore nga UNESCO.
Në një postim në Facebook, Margariti u shpreh se xhubleta shqiptare, e lashtë 4 mijë vjet, tashmë është pasuri e gjithë njerëzimit.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
KOSOVA PROMOVON TRASHËGIMINË KOMBËTARE NËPËRMJET FILATELISË, XHUBLETA NË NJË PULLË SPECIALE
Pranimi i Xhubletës dhe dijebërjes së saj si Pasuri e Njerëzimit në UNESCO, shoqërohet me të tjera lajme të mira, që vënë në dukje këtë pasuri kombëtare të trashëgimisë sonë. Së fundmi edhe Kosova, e ka përfshirë këtë vlerë etnografike në pullat e saj postare. “Nga trashëgimia-Xhubleta” është emërtuar emisioni i Filatelisë së Postës së Kosovës.
“Filatelia e Postës së Kosovës, kësaj radhe nga thesari i etnologjisë na sjell imazhin e bukur të Xhubletës në pulla postare. Përmes tyre do të promovojë kudo nëpër botë vlerat e trashëgimisë kulturore.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult