Rritet vetëm në Kukës, tulipani shqiptar shpallet monument natyre

Ministrja, Mirela Kumbaro, ka njoftuar tulipani shqiptar që rritet në Kukës shpallet monument natyre që është shkalla e mbrojtjes, kategoria e parë.

Gjithashtu sqaroi se kjo specie është në listën e kuqe për shkak të rrezikut të lartë që e përfshinte.

“Në radhë të parë një specie e veçantë, ajo që quhet tulipani shqiptar, i zbuluar në vitin 2003, shpallet në një zonë ku rritet në Kukës, monument natyre. Pra, është shkalla më e lartë e mbrojtjes, kategoria e parë.

Bëhet fjalë për 30 mijë hektarë apo diçka më shumë. Kjo specie është në listën e kuqe, ku bëjnë pjesë speciet e rrezikuara. Quhet tulipani shqiptar sepse rritet vetëm në Shqipëri”, tha Kumbaro./balkanweb

ObserverKult


namir lapardhaja

Lexo edhe:

REVISTA PRESTIGJIOZE BRITANIKE RENDIT BERATIN NDËR 10 QYTETET PËR T’U VIZITUAR NË VITIN 2023

Revista prestigjioze britanike “Condé Nast Traveller” e rendit Beratin ndër 10 qytetet evropiane më ekonomike. Po ashtu ndër qytetet më të bukura për t’u shijuar në vitin 2023.

Lajmin e bëri të ditur ministrja e Turizmit dhe Mjedisit e Shqipërisë, Mirela Kumbaro. Ajo shpërndau në rrjetet sociale edhe videon promovuese të publikuar nga “Condé Nast Traveller”.

“’O Berat ç’e pate fat’. Që sot miliona njerëz të cilët ndjekin median ndërkombëtare ‘Condé Nast Traveller’ morën sugjerimin për të vizituar Shqipërinë dhe Beratin që bëhet pjesë e 10 qyteteve më ekonomike e më të bukura për t’u shijuar në vitin 2023”, shkruan Kumbaro.

Por, sipas saj, “nuk është edhe aq fat, sa është përkushtimi i njerëzve punëtorë dhe investimeve, që krenarinë tonë historike dhe pasuri botërore të UNESCO-s e bëjnë tërheqëse për turistët përmes promovimit. Po ashtu bujtinave e hoteleve karakteristike, ushqimit të mirë, verës autoktone, entuziazmit dhe dëshirës për të mikpritur më së miri mysafirët e huaj”.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult