Shumica e civilizimeve aliene, që kanë shkelur ndonjëherë galaktikën tonë, ndoshta tani e kanë “vrarë veten”. Në këtë përfundim mbërriti një studimi i ri, botuar më ditë më parë në bazën e të dhënave “ArXiv”, që përdori astronominë moderne dhe modelimin statistikor për të modeluar shfaqjen dhe vdekjen e jetës inteligjente në kohë dhe hapësirë nëpër Rrugën e Qumështit.
Rezultatet përputhen me një ekuacion të famshëm që shkrimtari mbi Inteligjencën Jashtëtokësore Frenk Drejk shkroi në vitin 1961. Ekuacioni Drejk, i popullarizuar nga fizikanti i shquar Karl Sagan në mini-seritë e tij “Cosmos”, mbështetej tek një numër variablash misterioze, si përhapja e planetëve në univers, në atë kohë një çështje e hapur.
Studimi i ri i tre fizikantëve të labortorit “Caltech”, dhe një nxënësi të shkollës së mesme, është shumë më praktik. Ai thotë se ku dhe kur jeta ka më shumë të ngjarë të ketë ndodhur në Rrugën e Qumështit, dhe identifikon faktorin më të rëndësishëm që ndikon në përhapjen e tij: prirjen e krijesave inteligjente drejt vetë-asgjësimit.
“Që nga koha e Karl Sagan, ka pasur shumë kërkime”-thotë bashkautori i studimit Xhonatan H.Jiang, astrofizikan në laboratorin e NASA-s “Caltech”. “Sidomos që nga koha e lëshimit të teleskopëve hapësinorë“Hubble” dhe “Kepler”, ne kemi shumë njohuri rreth dendësisë së gazit dhe yjeve, dhe mbi shkallët e formimit të galaktikës dhe yjeve në Rrugën e Qumështit, formimin e ekzoplanetëve, si dhe shkallën e shfaqjes së shpërthimeve të Supernovës. Në fakt ne dimë disa nga të dhënat, që ishin ende mistere kur Sagan shkroi episode për “Cosmos”-thekson ai.
Autorët analizuan një sërë faktorësh që supozohet se ndikojnë në zhvillimin e jetës inteligjente, si përhapjen e yjeve të ngjashëm me Tokën; frekuencën e supernovave vdekjeprurëse që përhapin rrezatimin e tyre; probabilitetin dhe kohën e nevojshme që i duhet jetës inteligjente që të evoluojë, në rast se kushtet janë të përshtatshme; dhe tendencën e mundshme e qytetërimeve të përparuara për të shkatërruar veten e tyre.
Duke modeluar evolucionin e Rrugës së Qumështit me kalimin e kohës, me faktorët e sipërpërmendur, ata zbuluan se probabiliteti i jetës që do të dilte bazuar në faktorë të njohur,arriti kulmin rreth 13.000 vite dritë nga qendra e galaktikës sonë, dhe 8 miliard vjet pas formimit të saj.
Sa për krahasim, Toka është rreth 25.000 vjet dritë nga qendra e galaktikës, dhe civilizimi njerëzor u shfaq në sipërfaqen e planetit rreth 13.5 miliardë vjet pasi u formua Rruga e Qumështit (dhe pse format e thjeshta të jetës u shfaqën më shpejt pasi u formua planeti.)
Pra, për sa i përket pozicionit gjeografik në galaktikë, dhe të shfaqurit relativisht vonë në skenë si banorë të Rrugës së Qumështit, ka të ngjarë që ne të jemi një civilizim kufitar.
Por, duke supozuar se jeta lind shpesh në mënyrë të arsyeshme, dhe në fund bëhet inteligjente, ndoshta atje tej ka edhe civilizime të tjera – kryesisht të grumbulluara rreth zonës që gjendet 13.000-vite dritë nga galaktika, për shkak të dominimit të yjeve si Dielli.
Shumica e këtyre qytetërimeve të tjera që ekzistojnë ende sot në galaktikë janë me gjasë të rinj, për shkak të probabilitetit që jeta inteligjente ka mjaft të ngjarë që ta zhdukë veten gjatë afateve të gjata kohore. Studiuesit zbuluan se ndonëse galaktika e arriti kulmin e saj civilizues më shumë se 5 miliard vjet më parë, shumica e civilizimeve që ekzistonin rreth asaj kohe me siguri që janë vetë-asgjësuar.
Fraza e fundit është ndryshorja më e pasigurt në studim: Sa shpesh civilizimet e vrasin veten e tyre? Por ajo është gjithashtu edhe më e rëndësishmja, për të përcaktuar se sa i përhapur është civilizimi, zbuluan studiuesit. Edhe një shans shumë i vogël që një civilizim i caktuar të zhduket vetë në çdo lloj shekulli të caktuar – të themi, përmes holokaustit bërthamor apondryshimeve katastrofike të klimës – do të nënkuptonte se shumica dërrmuese e civilizimeve kulmore të Rrugës së Qumështit janë zhdukur tashmë./bota.al