Rrugëtimi 47-vjeçar i piktorit për të njohur “nanën”

Këto portrete që e kanë zanafillën që në vitet ’80, modeli i parë për piktorin Zaim Elezi, në fillesa nuk i kishte menduar që të ekspozohen ndonjëherë. Shtrirja në kohë prej 47 vitesh i nxitur nga miqtë artistë dhe e bija. Bën që ky koleksion të prezantohet në galerinë “Fab” edhe si një premtim për artistin.

“Unë e kam pikturuar nanën time për një arsye të thjeshtë, fillimisht ishte e vetmja që më duronte ta vizatoja. Dhe më vonë ishte një portret i jashtëzakonshëm për t’u pikturuar,” shprehet ai.

Dashuria për nënën dhe gjendjet e saj mes gëzimit  apo trishtimit vjen me gjuhën e penelave e parë në dimensionin 360 gradë. Çka bën që punimet të tejkalojnë personalen.

“Në këto mjedise unë i kam pas premtuar vetes se një ditë do të bëhem piktor. Dhe kam ardhur sot të tregoj jam bërë apo jo,” thotë ai.

Lidhja nënë-fëmijë, është një nga temat më të bukura dhe më tërheqëse në historinë e artit, sipas kuratorit Sadik Spahija.

Autori nuk shfaqet asnjëherë me praninë e tij fizike, (përveç një rasti të sjellë enkas). Duke e lënë personazhin në përditshmërinë e saj.

Zaim Elezi ka qenë gjithnjë pjesë e përhershme e ekspozitave kombëtare dhe ndërkombëtare. Dhe ka filluar këtë rrugëtimi nga fundi i viteve ’80-të e në vazhdim, duke përmendur kështu ekspozitë personale. Zvicër, Francë, Itali, Maqedoni, Mal i Zi, Shqipëri, Kosovë etj.

Ekspozita “Nana” qëndron e hapur për publikun deri më 30 shtator në “FAB”./Leontina Nika-abcnews.al

Rrugëtimi 47-vjeçar i piktorit, Zaim Elezi, për të njohur “nanën”

LEXO EDHE: Tirana e vitit 1942, peisazhi i rrallë nga piktori italian

Artan Shkreli, aktivisti dhe arkitekti i njohur shqiptar, na ka njohur kohë më parë me historinë e Giovanni Mancinit, një piktor italian i cili vendosi ta krijonte jetën e tij në Shqipëri.

Prezantimi i Mancinit vjen nëpërmjet një peisazhi të Tiranës në 1942-shin, të cilin Shkreli ka vendosur ta ndajë me miqtë e tij në ‘Facebook’.

Në sfond është kisha ortodokse dhe një pazar i vogël buzë rrugës që na njeh me Tiranën e shumë viteve më parë.