Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës bëri të ditur se përfaqësuesit e institucioneve qendrore dhe atyre lokale, profesionistët e fushës dhe OJQ-të, u takuan për të diskutuar planet efektive për ruajtjen dhe promovimin e pasurive kulturore në Janjevë.
Në postimin e tyrë në Facebook ata pohuan se nëpërmjet një serie prej gjashtë punëtorish do të fokusohen në hartimin e planit të konservimit, menaxhimit dhe zhvillimit të turizmit në Janjevë.
Postimi i plotë në Facebook
Bashkim i forcave për zhvillim të trashëgimisë kulturore
Përfaqësuesit e institucioneve qendrore dhe atyre lokale, profesionistët e fushës dhe OJQ-të, u takuan për të diskutuar planet efektive për ruajtjen dhe promovimin e pasurive kulturore në Janjevë.
Një seri prej gjashtë punëtorish do të fokusohet në hartimin e planit të konservimit, menaxhimit dhe zhvillimit të turizmit në Janjevë në kuadër të programit “Trashëgimia Kulturore si nxitëse e dialogut ndërmjet komuniteteve dhe kohezionit social”, bashkëpunim mes MKRS-së, European Union in Kosovo dhe UNDP Kosovo.
ObserverKult
Lexo edhe:
NJË KALLËZIM I RI PËR JANJEVËN
Nga Bajram Sefaj
Këtë shënim (a skicë për reportazh) nga Janjeva e këtyre ditëve, lokalitet ky që përnjëherë u gjend në artikujt e shtypit të ditës, të periodikut dhe në mediumet e tjera të informacionit, veçmas atij kroat. Megjithatë, e fillojmë me një rrotullim të shpejtë reminishent.
Ndonëse fjala është për një kallëzim të ri për Janjevën, sidomos për pjesën kroate të banorëve të saj nuk mund e të mos përkujtojmë, në viza të trasha, sa vijon.
Kroatët këtu erdhën para shtatë shekujsh
Tregtarët nga Raguza e lashtë (Dubrovniku i sotëm) me karvanet e tyre – me kuaj e me mushka, të ngarkuara kryesisht me barrë kripë a ndonjë mall tjetër, merrnin rrugët e gjata për në Lindje! Njihnin ata, kështu, edhe Via – Ignacinë e famshme.
Në atë relacion të gjatë, midis Dubrovnikut, jeni Pazarit, Novobërdos e tutje Sofjes a ndonjë qyteti tjetër, atë botë, më të madh, një nga konakët e preferuara për fjetje, ç’lodhje dhe këndellje, padyshim se ishte edhe Janjeva…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU